Miti i “Një Kine”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ideja më e gabuar që kanë amerikanët për Kinën është vlerësimi shumë i kufizuar i diversitetit të këtij vendi. Kjo çon në idenë se Kina popullohet nga njerëz që janë pak a shumë njëlloj ose të paktën mezi mund të dallohen nga një grup i madh njerëzish që i shohin nga larg. Por kjo nuk është e vërtetë. Konsiderimi i Kinës si një vend homogjen shkon qindra vjet pas. Mes kohës së Marko Polos dhe Luftës së Dytë Botërore, perëndimorët ishin të ekspozuar ndaj librave dhe materialeve të tjera vizuale që e përshkruanin Kinën si një vend me turma kërcënuese njerëzish, të cilat ishin armiqësore ndaj të huajve. Breza evropianësh dhe amerikanësh ndikoheshin gjithashtu rregullisht nga një variant më pozitiv i këtij motivi, i përcjellë nga filmi “Toka e Mirë”, në të cilin Kina portretizohet si një vend i përbërë prej fshatrash të shumtë të varfër e megjithatë punëtorë. Nocioni amerikan për homogjenitetin e kinezëve mori një spunto tjetër gjatë dekadave të para të Luftës së Ftohtë. Kjo ishte një kohë kur shumë imazhe të Luftë së Dytë Botërore të Japonisë, si një tokë e militarizuar në të cilën kushdo pajtohej me diktatorin që drejtonte vendin, thjesht zhvendoseshin në Kinë, ndërsa japonezët, tani aleatë me Shtetet e Bashkuara, shiheshin si të ndryshëm dhe paqësorë. Falë mënyrës se si shtypi perëndimor mbuloi Luftën Koreane dhe më pas Revolucionin Kulturor, fjala “Kinë” nisi tu sillte ndërmend shumë mendjeve perëndimore një tablo të ngjashme të burrave dhe grave, të cilët vishnin të gjithë “kostumet e Maos” dhe bënin atë që u diktonte Partia Komuniste pa e vënë në dyshim. Ky vizion i konformizmit kinez, i rrënjosur pjesërisht në përpjekjet e qeverisë së Pekinit për të krijuar një vend, ku të gjithë kishin shumë të përbashkëta, por duke i dhënë dhe një perceptim negativ ndërkombëtarisht shfaqet në titujt e librave të Mao Ce Dunit: “Perandori i milingonave blu”. Ky vizion i homogjenitetit kinez është sfiduar kohët e fundit nga një mbulim mediatik që thekson dallimet brenda Kinës. Në vitin 1999, kur studentët e nxjerrë në rrugë në qytete si Pekini apo Çengdu, për të shprehur zemërimin e tyre pas bombardimit të ambasadës kineze në Beograd nga NATO-ja, komentatorët perëndimorë e quajtën këtë një formë të re “lufte”. Në realitet, pjesëmarrësit në protesta ishin atje për shkaqe të ndryshme. Ata përcollën zemërimin e tyre madje duke kërkuar dhe bojkotimin e mallrave amerikane, edhe pse zëdhënësit qeveritarë këmbëngulnin se diçka e tillë nuk mund të ndodhte. Regjimi, i cili nuk ndihej komod me gjoja manipulimin e studentëve, lëvizi me shpejtësi për ti tërhequr studentët nga rruga drejt bankave të shkollës. Një nga arsyet se përse amerikanët kanë prirjen për ta anashkaluar shkallën e diversitetit brenda Kinës janë diskutimet kaq në masë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heterogjenitetin dhe homogjenitetin. Dhe Kina thuhet se është 90 për qind homogjene, por kjo shifër është një tregues i gabuar i diversitetit të vendit.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010