Roberto Saviano: “Berluskoni kërkon që unë të hesht”
Autori i Lajmit: Redaksia
Shkrimtari i njohur, Roberto Saviano, i ka shkruar një letër kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, ku reagon pas sulmeve të këtij të fundit ndaj veprave që përhapin imazhin e keq të Italisë në botë: Ja çfarë i shkruan Saviano Berluskonit: “Kryeministrit Berluskoni i shkruaj pas një konference për shtyp të mbajtur në pallatin Kixhi ku unë u akuzova, për më tepër, libri im u akuzua se ishte shkaktari i një mbështetjeje ndaj mafias. Këto nuk janë akuza të reja, por më drejtohen prej vitesh. Ndaloni një moment dhe mendoni se çfarë duan të thonë në të vërtetë fjalët e tij”, - shkruan gazetari italian. “Sa gazetarë, punonjës socialë, sa avokatë, gjykatës, regjisorë dhe sa qytetarë, prej vitesh, në disa pjesë të Italisë gjejnë forcën për të treguar, dhe sa shumë kanë rrezikuar dhe janë ende në rrezik dhe akuzohen se janë përkrahës të organizatave kriminale vetëm se dëshirojnë të flasin...” Saviano thotë se e vërteta i jep dinjitet një vendi dhe pyet nëse forca e mafias përcaktohet nga ai që tregon krimin apo nga ai që e kryen krimin? “Roli i Ndraghetës, Kamorras, Cosa Nostras përcaktohet nga madhësia e bizneseve të tyre (qindra miliona euro fitime në vit) dhe shtrirja e bizneseve të tyre është shumë më e madhe se ajo e kompanive më të fuqishme italiane të biznesit... Ju vetë zoti Berluskoni keni paraqitur të dhëna që flasin për sekuestrime të mafias që kapin një vlerë të barabartë me 10 miliardë euro. Kjo do të thotë se janë shkrimtarët ata që i shpikin? Që e ekzagjerojnë, që bëjnë krim me fjalën e tyre. Përse?
Michele Greco, lideri i Cosa Nostras, i cili vdiq në burg gjatë procesit gjyqësor kundër tij, u mbrojt duke thënë se gjithçka ishe “për faj të Kumbarit”... Saviano përmend dhe fjalët e Paolo Borselinos në kujtim të Xhovanni Falkones, pak çaste përpara se të vritej. Ai thoshte: “Lufta kundër mafias është problemi i parë për tu zgjidhur... dhe duhet të jetë një lëvizje kulturore dhe morale që i përfshin të gjithë, veçanërisht të rinjtë që i shtyn të dëgjojnë menjëherë bukurinë e aromës së freskët të lirisë, që refuzon erën e keqe të kompromisit moral dhe të indiferencës...”. “Mua, - thotë Saviano, - më kujtohet lumturia e Falkones që në një moment entuziazmi më tha: “Njerëzit bëjnë tifo për ne”. - “Dhe me këtë ai nuk donte thjesht të thoshte se kishte mbështetjen morale të tyre, por dhe se puna jonë po shkundte dhe ndërgjegjet. Është pikërisht heshtja ajo që ata duan. Duan që gjithçka të përkufizohet si një problem mes policit dhe grabitësit. Por nuk është kështu”. Saviano i zotohet Berluskonit se ai do të vazhdojë të flasë, të denoncojë. “Një gjë është e sigurt, zoti kryeministër. Unë si shumë të tjerë, do të vazhdojmë të tregojmë. Do ta përdor fjalën si mjet për të rregulluar botën, për të kuptuar. Unë jam lindur, zoti kryeministër, në një tokë të mrekullueshme dhe të shkatërruar, bukuria e të cilës megjithatë më jep forcë për të ëndërruar mundësinë e një Italie ndryshe. Një Itali që mund të ndryshojë, nëse Jugu mund të ndryshojë. Të betohem, zoti kryeministër, edhe në emër të italianëve që i konsiderojnë të gjithë të vdekurit e rënë duke luftuar kundër organizatave kriminale, që nuk do të ketë ditë që ne do të heshtim. Këtë ta premtoj. Me zë të lartë”, - përfundon letrën e tij Saviano.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010