Italia i jep lamtumirën Vianelos
Autori i Lajmit: Redaksia
Milano – I është dhënë ditën e djeshme lamtumira e fundit aktorit Raimondo Vianelo. Me një ceremoni solemne, mijëra qytetarë shoqëruan trupin e aktorit italian të humorit për në banesën e fundit, të cilët duartrokisnin dhe i jepnin kurajo gruas së tij, Sandra Mondainit, e cila e përjetoi shumë keq ndarjen me bashkëshortin. “Nuk mundem, nuk mundem”, - thoshte në lot Sandra, e cila kishte veshur një fustan ku mbizotëronte ngjyra e zezë dhe e kuqe, ndërsa në sy dukej qartazi një fasho dhe e ulur në një karrige me rrota. Në ceremoninë private, përveç familjarëve dhe miqve, mori pjesë dhe kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i ulur në radhë të parë në krah të Sandrës dhe familjes filipineze të adaptuar nga çifti Vianelo. Sandra nuk rreshti së qari, teksa ngushëllohej nga Xhanmarko, Raimond dhe kryeministri italian, i cili shpërtheu dhe vetë në lot. Një moment prekës ishte dhe letra e fëmijëve për nder të “xhaxhit”, kështu e thërrisnin djemtë e tij adoptivë. “Ti për mua ishte si një baba, dhe unë për ty si një djalë”, - tha i prekur Raimond. “Gjëja e fundit që kam prej teje është një “bravo” që nuk e di përse ma the, ndoshta për aq shumë sa të kam dashur tërë këto vite”. Vianelo ka qenë një prej imazheve të Canale 5 dhe bashkë me të shoqen i dha jetë sit-com-eve të njohura edhe për publikun shqiptar: «Casa Vianello», «Cascina Vianello» e «Crociera Vianello». Funerali ishte privat dhe familjarët nuk lejuan kamerat. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta shkaktoi dhimbje në të gjithë botën e spektaklit italian dhe jo vetëm. Edhe presidenti i Republikës italiane, Xhorxho Napolitano, e quajti “aktorin më popullor që i ka dhënë shumë teatrit, kinemasë dhe televizionit italian”.
Ky lajm është publikuar: 18/04/2010