A mund te pajtohen ballkanasit
Edhe pse eshte mjaft e veshtire dhe e papelqyeshme per politikanet qe te angazhohen per tolerancen dhe pajtimin kjo ne te vertete eshte dashur te jete puna kryesore e tyre. Por per kete nevojiten personalitete te fuqishme tha ish presidenti polak Aleksander Kvasnievski ne hapje te konferences.
Pranimi i historise nga secili fillimi i procesit te pajtimit
Por per kete ceshtje nuk nevojiten vetem politikanet e fuqishem. Per pajtimin eshte shume me rendesi edhe e verteta. Duhet te sqarohet sakte se cka ka ndodhur ne vitet e 90-ta. Ish presidenti i Qipros George Vassiliou thote se edhe pse te gjithe e perserisin panderprere se duan te jetojne vetem ne paqe ate mund ta bejne vetem nese jane te vetedijshem per historine e tyre dhe ta kane pranuar ate Natyrisht qe ne jemi me krenare per disa periudha kohore se per disa te tjera. Por ato te gjitha jane pjese e historise sone. Vetem nese ne e pranojme historine tone ashtu sic eshte mund te fillojme me procesin e pajtimit. Bashkimi Evropian eshte shembulli me i mire per kete.
A eshte e mundur qe te kuptohet krejtesisht e verteta ne Ballkan
Por si te kapercehet mbi hijen e vet ne Ballkan dhe te bihet dakord per nje histori te perbashket te kohes se lufterave te fundit Ne secilin vend ballkanik kjo histori interpretohet ndryshe. Cila eshte e verteta pas nje lufte e cila nuk njeh fitues por vetem humbje nga te gjitha palet A eshte e mundur qe te kuptohet krejt e verteta dhe a mund te ndihmojne pervojat e te tjereve ne kete drejtim
Per pjesemarresit ne konference behet gjithnje e me e qarte se historia e vendeve te Ballkanit lufterat e po ashtu marredheniet e deritanishme dhe aktuale perbejne nje rast te vecante. Para se gjithash kur behet fjale per Bosnje-Hercegovinen. Atje ne te vertete jetojne tri etnitete kroatet serbet dhe boshnjaket edhe pse zyrtarisht duhet te jene vetem dy federata kroato-myslimane dhe Republika Srpska. Atje ka shkolla ne te cilat nxenesit e nacionaliteteve te ndryshme mesojne te ndare. Vendi eshte i ndare. Tabuizimi dhe segregacioni eshte futur thelle ne poret e shoqerise. Politikanet te cilet propagandojne dialogun nuk pelqehen nga popullata.
Bakir Izetbegovic per dialog dhe pajtim ne Bosnje-Hercegovine
Megjithate lideri i ri i myslimaneve boshnjake Bakir Izetbegovic kerkon dialog dhe pajtim. Ai e perserit se faji eshte tek serbet por eshte i gatshem te pranoje se edhe bashkatdhetaret e tij kane kryer krime gjate kohes se luftes. Natyrisht qe nuk eshte njejte te jesh perlyer me nje njolle apo me nje mije. Trupat legale boshnjake gjate kater viteve te luftes kane kryer me pak krime se sa trupat ilegale serbe per nje ore thote Bakir Izetbegovic duke shtuar se perkunder te kaluares mizore te gjitha palet duhet te shohin perpara.
A do te thote kjo se pavaresisht gjithe asaj cka ka ndodhur duhet te provohet te harrohet e kaluara Jo mendon presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic. Mendimet tona duhet te orientohen nga e ardhmja por fillimisht duhet te jete perpunuar e kaluara. Rasti me i mire eshte ai i vendit te tij kur kryeministri aktual Milo Gjukanovic ish president i Malit te Zi para dhjete vitesh ne Dubrovnik kerkoi publikisht falje per te gjitha krimet e kryera ne emer te vendit te tij.