Lehtesia e papergjegjshmerise nga ENO BOZDO
Shume eksponente te Partise Socialiste deputete dhe funksionare politike te larte te saj vecanerisht ne muajin e fundit kane artikuluar akuza te renda per korrupsion shmangie te ligjit dhe menjanim te konkurrences ne disa procedura koncesionare te ndjekura dhe nenshkruara nga METE. Nuk do te kishte asgje te re ne keto akuza sikur kesaj radhe te mos permendeshin emra konkrete te afermish te deputeteve dhe ministrave te Partise Demokratike si perfitues nga keto procedura privatizimi apo koncesionimi. Ne te vertete te gjithe ata qe i kane ndjekur me vemendje te gjitha qendrimet...
e lidershipit te Partise Socialiste zt. Rama si dhe te deputeteve te saj kujtojne me lehtesi faktin se baterite politike te tyre prej vitesh jane drejtuar ndaj cdo procedure te privatizimit apo te koncesioneve duke akuzuar politikisht ekzekutivin e Partise Demokratike per korrupsion dhe eliminim te konkurrences. Madje zt. Rama dhe njerezit e tij vecanerisht perpara zgjedhjeve te qershorit te vitit te kaluar ashpersuan tonin duke kercenuar me prishje te te gjitha kontratave te privatizimit apo koncesionare nese socialistet do te vinin ne pushtet.
Me vone edhe nga disa elemente te moderuar te PS sulme te tilla u etiketuan si shkaktare ndermjet te tjerave per humbjen ne zgjedhje. Ne te vertete pervec konsumimit te sulmit politik te radhes PS u tregoi te gjitheve se nuk i njihte/kuptonte aspak nga ana profesionale proceset e ristrukturimit te ekonomise nepermjet privatizimeve apo koncesionimit ne 8 vite te qeverisjes se saj PS kishte bere shume pak me mire thuajse aspak perpjekje per te privatizuar sektoret e ekonomise dhe industrise duke preferuar ti linte ne formen e ndermarrjeve shteterore te vendosura ne pozicione monopol ose thuajse monopol ne deget perkatese te ekonomise dhe industrise. Arsyeja ishte e thjeshte ne keto ndermarrje gelonte korrupsioni dhe mund te punesoheshin shume militante te cilet duheshin shperblyer.
Sidoqofte me ane te ketyre deklaratave parazgjedhore PS krijoi nje klime ekstremale nervozizmi tek investitoret e mesem e te medhenj te cilet ndersa degjonin keto deklarata shqetesuese pyesnin mbi qellimet e verteta dhe sigurine e investimeve te tyre. shte e kote ketu te theksojme se keto fakte gjithmone rrisin shume mosbesimin e investitoreve te huaj tek Shqiperia krijojne nje situate alarmante pa asnje shkak dhe me siguri kane ndikuar per sa kohe keto deklarata percilleshin edhe nepermjet mediave te huaja ne vendimet negative te investitoreve potenciale per te mos e konsideruar Shqiperine si pjese e planeve te tyre per te investuar. Personalisht kam qene pjese e disa konferencave brenda dhe jashte vendit ku jam pyetur specifikisht per mundesine e ndryshimit radikal qe qendrimit te Qeverise shqiptare ndaj biznesit te huaj ne rast se socialistet do te merrnin pushtetin. Sic edhe mund te kuptohet shpjegimeve te mia se keto jane deklarata thjesht politike dhe se askush nuk ka mundesi te veproje ne kete menyre arbitrare audienca jo pak here iu pergjigj me skepticizem.
Sidoqofte ne nje fushate elektorale te ngarkuar emocionalisht me pak miresi keto deklarata mund te quhen edhe thjesht si pjese e folklorit politik qe karakterizon pergjithesisht keto fushata.
Zhvillimet e diteve te fundit tregojne per fat te keq se nuk kemi te bejme vetem me nje lajthitje temporale. Perkundrazi sulmi ndaj investitoreve konkrete eshte ashpersuar ne ate shkalle saqe ka tejkaluar edhe etiken e komunikimit.
Edhe ne kete rast eshte e kuptueshme se prapavija reale eshte lufta politike edhe pse nuk ndodhemi ne fillim apo ne mes te nje fushate elektorale. Por diferenca vjen si rezultat i stilit te ndryshem deklarativ qe kesaj radhe deputetet e PS po perdorin. Duke hedhur ne qarkullim emra potencialisht te lidhur me koncesionet ne fakt jane dhene me shume se 100 kontrata koncesionare te HEC si dhe duke shfrytezuar mosdijenine e opinionit publik per kete procedure jane akuzuar eksponente te larte te PD per abuzime dhe shmangie/eliminim te konkurrences.
Ne te vertete deklaratat e shtypit te PS nese degjohen dhe lexohen me kujdes mbartin nje ngerc te madh logjik ne to nuk citohet as edhe nje fakt i vetem qe te vertetoje akuzat ndersa i vetmi krim qe disa persona kane bere eshte fakti qe jane te aferm te eksponenteve politike te PD dhe se kane guxuar te merren me veprimtari biznesi. Pervec ketyre fakteve asgje tjeter nuk eshte e provuar madje nuk ka edhe proven me te vogel qe dikush ka manipuluar garen per te perfituar nje koncesion. E meqenese ra fjala tek koncesioni per hir te se vertetes duhet thene se ketu eshte koncesionari qe nderton me parate e tij vepren energjetike dhe pas 35 vjetesh ai ia kthen ate shtetit shqiptar. Gjate kesaj kohe ai do ti paguaje shtetit shqiptar taksat do te punesoje njerez dhe do ti jape atij edhe nje tarife koncesionare qe shkon deri ne 8 ne vit. Pra sic edhe eshte e kuptueshme behet fjale per nje investim 100 per qind privat dhe se qe shteti shqiptar nuk fut dhe nuk jep as edhe nje lloj pasurie ne menyre perfundimtare.
Ne cdo konference shtypi eksponente te PS lidhin emrin e nje personi me faktin se ai ka fituar nje gare dhe meqenese emri eshte i afert me ate te nje pushtetari atehere domosdoshmerisht ketu ka korrupsion. Me duhet te pohoj se mediatikisht kjo eshte nje gjetje e zgjuar opinioni publik tenton lehtesisht te manipulohet nga lodra te tilla fjalesh por nga ana tjeter kjo sjellje eshte ne te njejten kohe shume e papergjegjshme dhe krijon nje kosto te larte sociale dhe ekonomike. Krijon nje kosto te larte sociale sepse pa asnje lloj vetepermbajtje akuzohen emra konkrete per korrupsion a thua se PS eshte zedhenese e prokurorise apo organeve te specializuara te luftes kunder krimit ekonomik. Emrat e permendur po kriminalizohen pa indicien edhe me te vogel dhe sigurisht kjo gje ka kosto per personat ne fjale dhe familjet e tyre. Me keq se kaq kjo sjellje e papergjegjshme krijon kosto ekonomike sepse PS po orienton nje klime te pasigurt te biznesit duke sulmuar cdo gje dhe cilindo qe ka guxuar te investoje parate e tij me risk personal ne nje sektor te tille. Dhe meqenese perseri PS pretendon se eshte duke mbrojtur biznesin e shendoshe nga korrupsioni shteteror atehere per carsye nuk voton ligjin per Gjykaten Administrative si nje institucion i rendesishem ne luften kunder abuzivitetit te shtetit
Kjo sjellje me standard te dyfishte ku PS me eksponentet e saj ndryshe deklaron dhe thellesisht ndryshe vepron mund te etiketohet si lehtesia e papergjegjshmerise politike por edhe asaj njerezore.