E Diel, 1 Nëntor 2026

A po bëhen më të mira qeniet njerëzore?

09-05-2012 / Nga Peter Singer

Me kryeartikujt e përditshëm të fokusuar në luftë, terrorizëm dhe në abuzime të qeverive represive, dhe liderë fetarë që së fundi po shkelin standardet në rënie të sjelljes private dhe publike, nuk është e zorshme të krijohet përshtypja se ne po dëshmojmë një kolaps moral. Ama mendoj se ka terren të jemi optimistë për të ardhmen. Para tridhjetë vjetësh e shkrova një libër të titulluar “The Expandin Circle”, në të cilin pretendoja se historikisht qarku i qenieve ndaj të cilave kemi përfshirë konsideratën morale është në zgjerim e sipër. Në fillim prej fisit te kombi, pastaj në racën ose grupin etnik, pastaj te të gjitha qeniet njerëzore, dhe në fund, pastaj te kafshët jonjerëzore. Kjo, sigurisht është progres moral. Ne mund të mendojmë se evolucioni po çon drejt përzgjedhjes të individëve që mendojnë se vetëm interesat e tyre dhe të atyre të të njëjtit soj, sepse gjenet për tipar të tillë do të kishte më shumë mundësi të shpërndaheshin. Por, sikur kishte argumentuar edhe atëherë, zhvillimi i arsyes mund të na çojë në një drejtim të ndryshëm. Në njërën anë, duke pasur një kapacitet për të arsyetuar diskutimet e përparësisë së sjelljes evolucionare, sepse e bën të mundshme për të zgjedhur problemet dhe për të planifikuar shmangien e rreziqeve, kësisoj rriten prospektet e mbijetesës. Megjithatë në anën tjetër, arsyeja është më shumë sesa një mjet i zgjedhjes së problemeve. Më shumë është një përshkallëzues: kur zhytemi në të, mund të arrijmë në vend që mund të mos i arrijmë kurrë. Në veçanti, arsyeja na mundëson të kuptojmë se të tjerët, që më parë ishin jashtë kornizës tonë të vlerësimit moral, janë po sikur ne në aspekte relevante. Përjashtimi i tyre prej sferës së krijesave ndaj të cilave nuk mund të kemi konsideratë morale, do të dukej arbitrare, ose thjesht një gabim i madh. Mbështetje të madhe i jep kësaj qasjeje libri i fundit i Steven Pinkerit, “The Better Angels of Our Nature”. Pinker, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit, është marrë në një studim të fundit në histori, psikologji, shkencë kognitive, ekonomike dhe sociologji për të argumentuar se epoka jonë është më pak e dhunshme, më pak e vrazhdë, dhe më paqësore sesa në epokën e mëhershme të ekzistencës njerëzore. Rënia e dhunës ka ardhur për shkak të familjes, fqinjësisë, fiseve dhe shteteve. Në thelb, krijesat njerëzore që jetojnë sot ka më pak gjasa të shohin një vdekje të dhunshme, ose të vuajnë nga dhuna, ose vrazhdësia në duar të tjerëve, sesa çdo paraardhës i tyre në çdo shekull të mëhershëm. Shumëkush do ta vërë në dyshim këtë pretendim. Disa kanë një qasje rozë për t’ia atribuuar këtë një tradite të lashtë fisnore të nisur nga koha e gjuetisë. Por ekzaminimet kanë treguar se janë gjetur skelete në zona të ndryshme arkeologjike që sugjeronin se rreth 15 për qind e popullatës njerëzore parahistorike kishin vdekur sebepi i dhunës së tjetrit (Për shembull, në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, dy luftëra botërore shkaktuan një shkallë vdekshmërie në Evropë prej jo më shumë se 3 për qind). Madje edhe njerëzit e fiseve që janë studiuar nga antropologët janë përshkruar si “xhentilë” – për shembull, semaiat e Malajzisë, kungët e Kalaharit, dhe inuitët e Arktikut Qendror – kishin një shkallë të lartë të vrasjeve që janë, krahasuar me popullsinë, të krahasueshme me ato të Detroitit, që ka shkallën më të lartë të vrasjeve në Shtetet e Bashkuara. Në Evropë, mundësi që ju të vriteni është një në dhjetë, dhe në disa vende vetëm një në pesëdhjetë, që do të ishte e krahasueshme me shkallë të vrasjeve të ndonjë shoqërie të para pesëqind vjetëve. Pinker e pranon se arsyeja është një faktor i rëndësishëm që nënvlerëson trendët që i përshkruan ai. Në mbështetje të pretendimit të vet, i referohet “Efektit Flynn” – studimit të jashtëzakonshëm të filozofit James Flynn, se qëkur janë administruar testet e parë të IQ-së, poenët kanë shënuar rritje të konsiderueshme. IQ-ja mesatare është, sipas definicionit, 100; por, për të arritur këtë rezultat, ai apo ajo do të duhej të shënonte 130, që do të ishte më mirë sesa 98 për qind të atyre që janë testuar. Nuk është e lehtë t’i atribuosh këtë rritje edukimit të përmirësuar, sepse aspektet e këtyre testeve në të cilat pikët kanë shënuar rritje, pjesa më e madhe nuk kërkon një vokabul të mirë, ose një aftësi matematike, por në vend të kësaj vlerëson fuqinë e arsyetimit abstrakt. Një teori thotë se ne kemi arritur më shumë bazuar në testet e IQ-së, sepse jetojmë në një ambient më të pasur me simbolika. Flynn mendon se përhapja e disponimit shkencor për rezonimin ka luajtur një rol të madh. Pinker argumenton se fuqitë e avancuara të rezonimit na japin ne aftësinë për të nxjerrë vlerësime prej përvojës tonë personale për çështje më të rëndësishme rezonuese. Kjo i kornizon idetë tona në terme më abstrakte dhe më universale. Kjo, në shkëmbim, çon drejt zotimeve më të mira morale, përfshirë shmangien e dhunës. Është pikërisht kjo aftësi arsyetimi që është përmirësuar gjatë shekullit të njëzetë. Prandaj ka terren për të besuar se aftësitë tona të përmirësuara të arsyetimit na kanë mundësuar ne të reduktojmë ndikimin e atyre elementeve impulsive të natyrës tonë që çon nga dhuna. Kjo mbase i jep mbështetje të fortë vdekjeve më të pakta të shkaktuara nga vrasjet pas luftës së vitit 1945 – një rënie që është bërë edhe më e theksuar gjatë njëzet vjetëve të fundit. Nëse do të ishte në tërësi kështu, nuk do të përballeshim me probleme serioze, përfshirë kursin e kërcënimit të një katastrofe të ndryshimit klimatik. Por do të ishte e pakuptimshme nëse nuk do të kishte pak arsye për të shpresuar për moral progres.

Autori është profesor i bioetikës në Princeton. Komenti është shkruar për rrjetin “Project Syndicate”

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›