A po i skadon oferta europiane Serbisë?
Qeveria e Serbisë ka ndaluar një marshim krenarie “të homoseksualëve”, planifikuar të mbahej nesër në Beograd, duke cituar kërcënimet e dhunës nga grupet e ekstremit të djathtë. Gjate kësaj jave, serbët në veri të Kosovës u përballën e u “përplasën” me KFOR-in, forcën paqeruajtëse të drejtuar nga NATO dhe si rezultat solli lëndime plagosje nga të dy anët. Të dy zhvillimet vlerësohen si lajme të këqija për Serbinë dhe për pjesën tjetër të rajonit. Më 12 tetor vendet e Ballkanit perëndimor do të marrin raportet e tyre vjetore nga Komisioni Evropian, Qeveria e Serbisë ka shpresuar të fitojë një rekomandim pozitiv nё lidhje për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por tani ekuilibri rrezikon tё prishet .
Dy javë më parë një burim më tha se shpresat e Serbisë në BE varen nga përparimi në raundin e ardhshëm të BE-sё sponsorizuar nga bisedimet midis saj dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar për 28 shtator. Por, kur shpërtheu dhuna në Kosovë, negociatori i Serbisë, Borko Stefanoviq, tha se ai ishte i përgatitur për të diskutuar vetëm për një temё specifike dhe asgjë tjetër. Rezultati: nuk ka bisedime. Ky rezultat mund të bëjë dallimin kur komisioni tё filloje tё raportojë. Thellë thellë, ky marshim krenaro-Pederast nuk do tё influencojë aspak nё marrjen e vendimit. Qeveria është, pa dyshim, në një pozicion shumё të vështirë. Marshimi i homoseksualëve vitit të kaluar pati trazira dhe plaçkitje dhe qeveria nuk do të donte të rrezikonte një përsëritje tё asaj dhe sidomos rreth një çështje qё nuk ngjall ndonjë simpati në vend.
Nga ana tjetër, ndalimi i saj i bën të duken të frikësuar dhe të dobët ndaj kërcënimeve nga ekstremistët e dhunshëm. Duke përdorur logjikën, në qoftë se qeveria nuk mund të sigurojnë një marshim paqësor në kryeqytetin e saj, atёherё si mund të jetë gati të bashkohet me BE-nё?
Më 23 gusht Kancelarja gjermane Angela Merkel, u tha serbëve se duhet të shpërbënin "strukturat e tyre paralele" qe ekzistojnë nё disa komuna serbe në Kosovë, para se të mund të shpresojnë për të fituar statusin e kandidatit. Që atëherë diplomatët gjermanë kanë "sqaruar" këtë, duke thënë se Serbia thjesht duhet tё “fillojë” çmontimin e tyre.
Sido që të jetë, gjermanët, po merren me probleme e Greqisë dhe duket se nuk e kanë me ngut dhe se nuk kanë për të lejuar më shumë shqetësime nga ballkanasit kundrejt institucioneve evropiane. Vendet e tjera të BE-së janë fshehur pas “fundit” tё znj. Merkel, duke lejuar zemërimin e “nënës se madhe” të ndërmarrë kritika tё ashpra për ndalimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo rrezikon duke e lënë Ballkanin perëndimor të vuajë në “Never-landёn” periferike. Disa mund të pyesin veten se pse Serbia dhe fqinjët e saj duan të bashkohen në një “klub” që ka më shumë se disa probleme nё vetvete. Përgjigja është se procesi i lëvizjes drejt BE-sё është në vetvete një forcë modernizimi, pavarësisht se vendet e BE-se nuk sillen e gjithmonë siç duhet. Milan Roçen, ministër i jashtëm i Malit të Zi, ka thënë se pa kontrollin dhe nxitjen e Brukselit , vendit tё tij do ti duhej dhjetë vjet për të ndërmarrë reformat qё ka bërë vetëm gjatë vitit të fundit. Pasi Kroacia tё bashkohet me BE-nё në vitin 2013, ekziston njё mundësi ose një rrezik real, që asnjë shteti ballkanik nuk do t’i lejohet tё hyjё nё portën e BE-sё për vite me radhë. Ky nuk është momenti i duhur për ti kundërshtuar e refuzuar ato.