Fakti/Rama: Unë s’duhet të jem për keq në “Wikileaks”
Kreun e PS po e tmerron konfirmimi se ai gjendet si personazh kryesor në një kabëll të tmerrshëm të Wikileaks, prandaj edhe paraprakisht ai po mundohet të kufizojë kufizojë dëmin, duke ripërsëritur thirrjet antiamerikane për hetimin e kabllove ilegale, pavarësisht qëndrimit zyrtar të Uashingtonit, i cili për këto informacione ka përzgjedhur termin “neveri”
Me hetimet e kabllogrameve të Wikileaks, për moshetimin e të cilave edhe vetë ai është i sigurt, Edi Rama kërkon “të dalë i larë”. Duke zhurmuar për hetimin e të mos-hetueshmeve, Edi Rama do të jetë më i qetë nesër për atë kabllogramin që thuhet se është shumë i zi dhe shumë i tmerrshëm për atë vetë dhe që lidhet (rievokimi i deklaratave të Berishës) me shumë arsye themelore.
Kështu ai kërkon hetim për kabllogramet e Wikileaks në formën e një paradhënie për vete, duke përgatitur në formën e alibisë edhe një mbrojtje paraprake.
I sigurt, se me këto kabllograme nuk do të merret askush nesër, por edhe kur kabllogrami i tmerrshëm dhe i zi ndaj atij vetë “të shohë dritën e diellit”, ai i cili bënë zhurmë kot tani për hetim, do të jetë “i qetë me ndërgjegjen e tij”, duke “u mbrojtur” me frazën justifikuese “unë kam bërë thirrje për hetime”, edhe pse vazhdon të bëjë sikur nuk po kupton se edhe SHBA është shprehur qartë për “neverinë e këtyre publikimeve”.