“A vazhdojnë hetimet për gjetjen e Irena Selit”?
24/05/2009 Shoqata e grave letër Ina Ramës
TIRANË- Shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" i shkruan Kryeprokurores Ina Rama, ku i kërkon ndonjë zhvillim të ri rreth hetimeve të zhdukjes së Irena Selit, gruas së biznesmenit të njohur Agim Musho. Në letër shkruhet se “Nëse do ktheheshim disa vjet më parë, (sigurisht atëherë ju nuk keni qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme) jemi të bindur, që të gjithë e kujtojnë emrin e Irena Selit dhe sagën që shoqëroi zhdukjen e saj. Për një kohë të gjatë do të shkruanin gazetat, për një kohë të gjatë televizionet do të hapnin edicionet kryesore me këtë lajm. Dhe për një kohë të gjatë, avokatë, gjykatës e prokurorë do të flisnin për këtë çështje. Por tani, kur të gjithë këto institucione apo njerëz, që u morën me çështjen janë lodhur, dikush tjetër vazhdon të kërkojë përgjegjësit e zhdukjes së Irena Selit dhe të mësojë të vërtetën e saj. Jemi ne, familjarët e saj, zonja Rama, ata njerëz, të cilët ia ndiejnë mungesën çdo ditë, që vazhdojnë ta duan çdo ditë, aty ku ajo është apo nuk është. Jemi ne që ju jemi drejtuar disa herë dhe që punonjësit e institucionit tuaj na kanë marrë zvarrë pa na dhënë asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, jemi dhe ne, një shoqatë grash, që çdo ditë ballafaqohemi me probleme të shumta të grave e vajzave tona dhe që nuk do donim të merrnim përsipër të flisnim për dhimbjen e familjes së Irena Selit, sepse nuk e dimë a jemi të zotët ta bëjmë. Por si gra, nëna, bashkëshorte, motra dhe sigurisht si anëtare të një shoqate, që mbron të drejtat e grave, do donim të dinim më shumë. Besojmë se kjo është nuk është një e drejtë, të cilën po ia atribuojmë vetes, por një e drejtë, që na takon si qytetarë. Për të gjitha arsyet e përmendura më sipër, por edhe për shumë të tjera, për faktin e thjeshtë se një jetë njerëzore është zhdukur, do t’ju luteshim të bënit detyrën tuaj dhe të përgjigjeshit. Zonja Rama, çfarë është bërë me dosjen e Irena Selit? A vazhdojnë hetimet? A është mbyllur ajo dosje? A ka ndonjë pistë të re kërkimi? Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”, që prej vitesh ka punuar dhe vijon të punojë për të drejtat e grave, ju thotë sot me zë të lartë se meritojmë të dimë më shumë, publiku shqiptar, ne dhe familja e Irena Selit. Aq më tepër, që me rastin e Irena Selit shoqata jonë ka ndërmarrë disa fushata dhe është interesuar veçanërisht. Ndërsa si qytetarë të thjeshtë e të paprivilegjuar të këtij vendi, do t’ju sillnim ndër mend ecejaket e familjarëve nga prokuroria e Tiranës në atë të Durrësit dhe anasjelltas, për t’ju kujtuar se ata njerëz presin një përgjigje. Shpresojmë se pas kësaj letre, Prokuroria do të denjojë të japë një përgjigje, sido që të jetë ajo.