Konkurrenca dhe merita - dy boshte kyçe
24/05/2009 Të rinjtë në qendër të takimeve elektorale të kryetarit të PS-së Edi Rama
“Dialogu me grupet e interesit do të bëjë transformime të paimagjinueshme”
Lidershipi i Partisë Socialiste ka preferuar që në qendër të vëmendjes së takimeve elektorale gjatë këtyre ditëve të jenë pikërisht të rinjtë shqiptarë. Pesha që ka rinia për të sjellë realisht ndryshimin, por dhe atë çfarë ofron dhe garanton Partia Socialiste nesër në qeverisje, kanë qenë pikërisht disa nga çështjet e trajtuara në takimet më të fundit të ndërmarra nga kryetari i kësaj partie Edi Rama. Pak ditë më parë kreu socialist u parashtroi të rinjve durrsakë planin e politikës së re për të përmirësuar standardet në arsim për të krijuar më shumë mundësi punësimi. Ndërkohë dje Universiteti Europian i Tiranës ka ftuar në një auditorium për reformat në arsimin e lartë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Në këtë auditorium Rama vuri në dukje faktin se të gjithë janë të vetëdijshëm për cenimin e vazhdueshëm që u bëhet dy shtyllave kryesore, që janë konkurrenca dhe merita. “Sot e gjithë ditët nuk kemi një sistem universitar që të garantojë konkurrencën, qoftë midis universiteteve, qoftë midis studentëve, qoftë midis pedagogëve dhe profesorëve e kështu me radhë, dhe as të garantojë meritën që t’i japë secilit atë që meriton”, - deklaroi Rama. Gjithashtu kreu socialist theksoi domosdoshmërinë e konkurrencës dhe meritës jo vetëm mes studentëve, por në çdo hallkë të sistemit arsimor. “Ne kemi nevojë t’u japim arsimin e detyrueshëm të gjithëve. Ne kemi nevojë të çojmë drejt arsimit të mesëm të gjithë, por kemi nevojë që t’u tregojmë të gjithëve se rruga për të shkuar më tej është një rruga e konkurrencës dhe e meritës. Ndërkohë ata që nuk shkojnë dot më tej nuk kanë pse t’i hedhin tutje investimet e prindërve, por duhen orientuar drejt arsimit profesional për të marrë një zanat. Në të gjithë këtë sistem zinxhir sot dhe gjithë ditën mungon sensi i orientimit”, - nënvizoi Rama gjatë fjalës së tij. Duke dashur t’i mëshojë fort kësaj çështjeje, kryetari i PS-së shtoi se “nuk ka asnjë pikë referimi për prindërit dhe për nxënësit, por ka vetëm fjalë pas fjale, rast pas rasti, mundësi pas mundësie, një çorganizim të organizuar nga vetë nevoja e njerëzve për të marrë arsim, dhe kjo duhet të ndryshojë”. Njëkohësisht gjatë këtij takimi Rama premtoi se çdo vendim që do të ndërmarrë në qeverisjen e pas 28 qershorit do ta bëjë në konsultim me grupet e interesit, edhe në fushën e arsimit privat apo publik. “Kur unë them se ne duam të bashkëqeverisim qoftë fshatin, qoftë sistemin shëndetësor apo qoftë sistemin tonë arsimor, unë nënkuptoj se i kemi të gjitha mundësitë që të mos humbasim tjetër kohë të çmuar dhe të mos bëjmë gabime të përsëritura për shkak të mungesës së komunikimit dhe dialogut me botën tuaj”, - vlerësoi Rama. Gjithashtu, duke sqaruar më tej këtë premtim, Rama u shpreh i bindur se “me një qeverisje që do të ketë parim themelor dialogun me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit, ne mund të bëjmë transformime që sot duken të paimagjinueshme në një njësi kohe shume të shkurtër”.
Kërkesa
“Sot është koha që ju të përfshiheni. Sot është koha që ju t’i jepni politikës përmasën e zemrës tuaj, e cila rreh sepse shpreson, e cila rreh sepse ëndërron, e cila rreh sepse ju jetoni në një realitet ku patjetër kërkoni ndryshimin për veten tuaj, për familjen tuaj, shkollën tuaj, qytetin tuaj dhe vendin tonë”, - u shpreh Rama gjatë takimit të zhvilluar pak ditë më parë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Premtimi
“Jam i bindur se me një qeverisje që do të ketë parim themelor dialogun me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit, ne mund të bëjmë transformime që sot duken të paimagjinueshme në një njësi kohe shumë të shkurtër”, - deklaroi Rama dje përpara studentëve në një nga universitet private në Tiranë. Sipas tij, nuk do përsëriten më gabimet për shkak të mungesës së komunikimit dhe dialogut me këtë pjesë të shoqërisë.