Gjykata copëton “Gërdecin” në 3 pjesë
24/05/2009 TIRANË – Dosja voluminoze, e cila u dërgua nga Prokuroria e Përgjithshme në Gjykatën e Lartë për të zbardhur ngjarjen e Gërdecit, u nda dje në tri pjesë. Gjykata pranoi kërkesën e bërë nga avokatët mbrojtës për t’i hapur rrugë kështu një procesi të hapur dhe legjitim. Fatmir Mediu do të gjykohet në Gjykatën e Lartë, pjesa tjetër e të pandehurve në shkallën e parë të gjyqësorit dhe padit civilin në kolegjin civil të shkallës së parë të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Zvarritja e procesit është një nga shkaqet që avokatët kërkuan veçimin e çështjes. Por kundër ka qenë akuza. Sokol Stojani drejtuesi i hetimit, pasi ka përmendur kërkesat e mbrojtjes, i kërkoi trupit gjykues mospranimin e kërkesave, pasi shkelin haptazi Kushtetutën dhe përkatësisht nenin 141 të saj. Sipas përfaqësuesve të Prokurorisë, Kushtetuta lejonte një standard të lartë gjykimi, nëse gjykata do të rrëzonte kërkesën e mbrojtjes. “Nëse çështja do të shkojë në Gjykatën e Shkallës së Parë, atëherë ky proces ka nevojë për një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, deklaruan prokurorët, duke saktësuar se kërkesat janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Të Procedurës Penale. Sipas akuzës, të pandehurit me veprimet dhe me mosveprimet e tyre kanë shkaktuar vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve dhe për këtë arsye duhet të gjykohen nga e njëjta gjykatë. “Nuk mund të ndahet çështja pasi faktet janë të lidhura. Ndarja do të dëmtonte faktet. Shqyrtimi i dy gjykatave sjell barazvlefshmëri dhe kur këto gjykata nuk janë të të njëjtit nivel. Nëse vendosin ndryshe nga njëra-tjera, atëherë palët do të kërkonin një rishikim të vendimit”,- tha prokurori Sokol Stojani. Vendimi për ndarjen e procesit u dha në orën 14.00 të ditës, pasi më parë u dëgjuan pretendimet e palëve. Gjykata në vendimin e saj tha se të pandehurit nuk gëzojnë imunitet dhe në këto kushte nuk duhet të gjykohen në shkallën e lartë. Më pas tha se personat e akuzuar për ngjarjen e Gërdecit nuk kanë akuza të njëjta dhe se veprimet e disa prej tyre janë të ndryshme nga veprimet e disa të tjerëve. Më konkretisht Kolegji Penal theksoi se kompetencë e Gjykatës së Lartë është vetëm gjykimi i të pandehurit Fatmir Mediu, i cili gëzon statusin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Familjarët e viktimave të Gërdecit, të cilët kanë ndjekur nga afër të gjitha proceset gjyqësore, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, duke këmbëngulur se është antiligjor. Përfaqësuesja ligjore e tyre në gjykatë, Blera Kraja, tha se ky Kolegj Penal ka shkelur haptazi ligjet e shtetit shqiptar, pasi tre prej tyre duhet të jepnin dorëheqjen, pasi kishin konflikte interesi me çështjen përkatëse.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi
1- Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e akuzave penale në ngarkim të të pandehurve Agim Lala, Ndue Marku, Ardian Mullai, Zija Bahja, Luan Hoxha, Zenun Ferro, Hysni Cocka, Lavdi Shatro, Jorgo Mino, Fiqiret Mato, Armand Tartari, Fatbardh Kuci, Shpetim Spahiu, Adriatik Mema, Rezart Tershana, Denis Hajdari, Gezim Hoshafi, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fahri Toska, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Shkelzen Madani, Ardian Mullai, Sokol Ngjeci, Dritan Minxholli, Juliana Margariti, Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj, dhe “Albademil” sh.p.k. si dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tyre për kompetencë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
2- Veçimin e padisë civile nga procesi penal të paditsave Nazmije Hazizaj, etj. përfaqësuar nga avokate Blerta Kraja të legjitimuar nga organi i Prokurorisë në fazën e hetimeve paraprake dhe mospranimin për shqyrtim të kërkesë padisë së avokatit të shtetit dhe padive të tjera civile duke i dërguar ato për shqyrtim nga një trup gjykues civil i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Reagimi i familjarëve
Përfaqësuesja ligjore e familjarëve, Blera Kraja, tha se do të verifikojë vendimin përfundimtar dhe nuk do të pranojë që Gjykata e Shkallës së Parë të verifikojë padinë për dëmshpërblim, por do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për në unifikim të këtyre vendimeve. Në një deklaratë pas seancës avokatja tha se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, madje për këto kërkesa do t’i drejtohet edhe gjykatës së Strasburgut. Por reagimi i avokates Kraja nuk ka qenë i vetmi. Menjëherë pas vendimi të Kolegjit Penal që vendosi delegimin e dosjes në gjykatën e Tiranës, disa familjarë kanë lëshuar akuza ndaj këtij trupi gjykues, i cili, sipas tyre, po luante me gjakun e të afërmve të tyre. Është dashur ndërhyrja e disa punonjësve të Gjykatës së Lartë që situata të normalizohej, por menjëherë sapo kanë dalë nga salla dhe kanë shkuar në korridor sërish janë lëshuar akuza ndaj trupit gjykues.