A380, fluturimi i parë
28/04/2005 France
Airbus A380, avioni më i madh në historinë e aviacionit, fluturoi dje për herë të parë, duke hapur një epokë të re në udhëtimin ajror. Gjigandi i sapoprodhuar u nis nga aeroporti i Tuluzës në një qiell të pastër dhe me mijëra spektatorë të pranishëm.
Prodhuesi evropian i avionëve sfidon me këtë model Boeingun 747, dominimi i të cilit në këtë industri ka qenë deri më sot i padiskutueshëm. Kreu i sektorit të fluturimeve të Airbus, Claude Lelaie, ka pilotuar superavionin së bashku me kreun e pilotëve të testimit Jacques Rosay. Avioni 4 motorësh mund të mbajë në bord deri në 840 pasagjerë dhe të fluturojë 15 mijë kilometra non-stop. Avioni ka fluturuar kryesisht mbi Atlantik, bën të ditur burimet nga Airbus.