E Diel, 1 Nëntor 2026

Kawasaki VN 800, komfort absolut

28/04/2005  Nuk ka nevojë për fjalë që ta përshkruajnë. Ai është motori i vërtetë. Është shumë e thjeshtë, pa u menduar gjatë ta marrësh dhe të nisesh për një udhë të gjatë dhe të sigurtë. Pa shumë komplikime teknologjike apo pozicion qëndrimi i lodhshëm. Atje mund të qëndrosh rehat si në kolltukun e shtëpisë, i hipën motorit e ndez dhe nuk mbetet më gjë veçse të shijosh udhëtimin. Ky është Kawasaki VN 800 motori për një komfort absolut. Tashmë ka ikur koha kur motorat ishin për të shkuar së bashku me miqtë në një bar apo për të shkuar për pushime me të dashurën. Tashmë ajo periudhë është kaluar për të apasionuarit e motorave, që vit pas viti po kërkojnë më shumë ndjenja rehati dhe që nuk janë në kontrast me një sjellje prej “djali të fortë”. Modeli i ri VN 800 kurrsesi nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave, asete kromi për rebelizmin me dy pasqyra të dala dhe të mëdha, të cilat të kujtojnë shumë herë rrugët e gjata të shkretëtirës amerikane. Në tërësi, Kawasaki me gjysmë cilindrat shumë thjeshtë mund të interpretohet edhe si një “ashpërsi e rremë”, me amortizatorët e përparmë të fshehura poshtë telajos, me shalën shumë të ulur dhe të ngjeshur fort, me dorezat e larguara, por jo shumë dhe me pedalet përpara, por pa qenë jashtë trupit të motorit. Me pak fjalë, pozicioni i drejtimit nuk është ekstrem, si në disa modele të fundit të "power cruiser", që përfaqësojnë trekëndëshin shalë-pedale-timon. Në këtë model të ri të Kawasakit çdokush do të ndjehet mirë dhe rehat, si burrë ashtu edhe grua, si në manovrimet gjatë udhëtimit, ku pesha prej 235 kg nuk ndjehet aspak. Kjo falë këndit të drejtimit shumë të mirë edhe gjatë lëvizjes. Motori, me një cilindrat jo shumë të veçantë, këtu nuk duhet harruar që VN 800 ka një motër më të madhe prej 2.000 cc, është një nga dy modelet më të forta të realizuara deri më sot. Me dy cilindra dhe katër valvula për çdo cilindër që ushqen karburatorin, ftohet me ujë pa u vënë re, pasi radiatori është i fshehur shumë mirë në trupin e motorit. Ky ideim i dizenjimit të kësaj pjese motorike të jep idenë e një ftohjeje tradicionale me ajër.

Fuqia motorike nuk është rritur ndjeshëm, por është përmirësuar në mënyrë të ngadaltë dhe progresive, që nuk i tremb aspak ekspertët, por megjithatë kënaq shijet e të ‘çmendurve’, që instiktivisht e kanë mendjen në anën e djathtë. Por mbi të gjitha ka një shtesë në modelin e ri të Kawasakit, që konsiston në përdorimin shumë të vogël të kambios për të rinisur nga çdo shpejtësi, duke gjetur kështu edhe shtysën për të cilën shumë herë ke nevojë. Rritja e shpejtësisë mund të realizohet pa u sforcuar.

Pra, besoj se tashmë e kuptuat se karakteri i këtij motori që zhvendoset me shpejtësi në një mënyrë perfekte. Pa stres, pa asnjë impenjim dhe sforcim, me të cilin udhëton këndshëm dhe shumë rehat, duke shijuar rrugën dhe udhëtimin e ndërmarrë, qoftë ky edhe i shkurtër. Kawasaki është një shembull i ekuilibrit, ku motori dhe motoçiklisti i përshtaten shumë mirë njëri-tjetrit. Me drejtimin e këtij motori të lind dëshira për shpejtësi dhe për rrugë të gjata, për kthesa të forta. Me pak fjalë, motori i shumëdëshiruar.

Çmimi: me të vërtetë joshës, vetëm 8.410 Euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›