Lizingu,tani të gjithë mund të japin mjete me qira

27/04/2005 Projektligji u jep të drejtë jo vetëm bankave, por dhe individëve të ushtrojnë qiranë financiare
Të japësh me qira një send për të fituar çdo muaj pagesën dhe në fund të shesësh me një vlerë minimale, do të thotë të ushtrosh veprimtarinë e qirasë financiare. Tashmë me projektligjin e ri, lizingun nuk është më privilegj vetëm i bankave, por dhe i shoqërive tregtare, madje dhe subjekteve fizike ose juridike. Projektligji u jep hapësirë të gjithë personave që kanë mbi 200 milionë lekë të vjetra kapital, të fillojnë veprimtarinë e lizingut, madje pa pritur të marrin licensa apo të kalojnë në procese të tjera burokratike. ”Projektligji krijon hapësira të plota dhe pa pengesa burokratike, si licensa dhe rregulla të tjera të panevojshme, që e bëjnë qiranë financiare me interes dhe përbën avantazh veçanërisht për ndërmarrjet e vogla e të mesme“, kanë sqaruar specialistët e Ministrisë së Ekonomisë, që kanë prezantuar projektligjn në Komisionin e Financave. Kështu në projektligj është përcaktuar qartë se për krijimin e shoqërive që merren me veprimtarinë e lizingut, projektligji përcakton që çdo person juridik duhet të zotërojë një kapital jo më të vogël se 20 milionë lekë, përveç bankave që grumbullojnë depozitat në Shqipëri. ”Veprimtaria e qirasë financiare, ose lizingu, është një makanizëm i rëndësishëm financiar për bizneset e vogla e të mesme si dhe nismën e lirë të ndërmarrjeve, të cilat kërkojnë të investojnë, por nuk kanë mundësi për shkak të mungesës së kolateralit të mjaftueshëm apo dhe të një historie pozitive kreditimi“, kanë bërë të ditur specialistët në Komisionin e Ekonomisë. Marrëveshja e qirasë financiare është një kontratë, nëpërmjet të cilës qiradhënësi në këmbim të pagesës me këste, detyrohet t’i transferojë qiramarrësit të drejtën për të marrë në përdorim një objekt, për një afat të caktuar. Transaksioni i qirasë financiare është kompleks. Ai përmban elementë të qirasë, kredisë, shitjes me rezervë pronësie. Jo çdo vend e ka një ligj të posaçëm për qiranë financiare. Por duke marrë parasysh faktin se Shqipëria është një shtet i së drejtës civile, format e reja të transaksioneve nuk mund të zhvillojnë strukturën e tyre rregulluese vetëm nëpërmjet një udhëzimi të Bankës së Shqipërisë. Nisur nga fakti që lizingu është një fenomen i ri në Shqipëri, kuadri ligjor që do ta mbronte dhe udhëhiqte është i detyrueshëm.
Projektligji nuk përcakton kërkesa licensimi apo mbikëqyrje për qiradhënësit, me përjashtim të rasteve kur kjo veprimtari zhvillohet nga vetë bankat. Projektligji përcakton afate minimale të qirasë për sendet e luajtshme dhe të paluajtshme. Por qiratë financiare nuk janë afatshkurtra dhe ato synojnë të përjashtojnë qiratë afatshkurtra nga përdorimi i qirave financiare, veçanërisht në rastet kur qeveria do të mundësonte një trajtim të veçantë tatimi për këto lloj transakisonesh.
Lizingu vendës dhe ai ndërkombëtar do të kenë një sistem të ndryshëm tarifor. Në projektligj i është kushtuar një rëndësi të veçantë kushteve bazë mbi të cilat mbështetet marrëdhënia e qirasë, si e drejta e pronësisë dhe mbartja e rreziqeve. Këto dispozita janë kritike për qiranë financaire dhe tiparin e saj të veçantë. Në qiranë financiare, qiradhënësi e ruan pronësinë mbi objektin gjatë gjithë periudhës së qirasë, duke e bërë të panevojshme kërkesën për garanci dhe duke ulur riskun e sendit. Nga ana tjetër, qiraja financiare i transferon në mënyrë thelbësore të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së objektit të qirmarrësit. Këto karakteristika e bëjnë qiranë financaire më tërheqëse, si për financuesin ose qiradhënësin, ashtu dhe për qiramarrësin. Në projektligj parashikohet dhe zgjedhja e kontratës së qirasë nga të dyja palët. Ligji parashikon mënyra konkrete të rimarrjes së sendit, në rastin kur qiramarrësi falimenton. Kështu, në rast falimentimi të qiramarrësit, sendi i marrë me qira financiare nuk përfshihet në masën e falimentimit dhe as në garancinë e përgjithshme për kreditorët, por i kthehet qiradhënësit. Në rastin e kundërt, kur falimenton qiradhënësi, qiramarrësit i njihet e drejta për të vazhduar kontratën e qirasë me pronarin e ri të sendit, ose të paguaj të gjithë shumën e mbetur dhe të bëhet pronar.
Kushtet për veprimtarinë e lizingut
Qiradhënësi duhet të ketë të bllokuar një kapital prej 20 milionë lekësh
Sendet e luajtshme me afat konsumi deri në 5 vjet kanë afat qiraje minimalisht 1 vit
Sendet e luajtshme me afat konsumi mbi pesë vjet kanë afat qiraje minimalisht 2 vjet
Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira për një afat minimal të paktën 3 vjet
Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në varësi të plotë prej qiradhënësit
Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar normën e amortizimit