Stil modern për Ford Mondeo

28/04/2005 "Një stil i pranuar në të cilin janë bërë vetëm pak ndërhyrje për ta modernizuar”. Kështu e ka përcaktuar pamjen e re të Ford Mondeo, Chris Bird, drejtori i përgjithshëm i dizenjimit të filialit evropain të kompanisë “Ford”. Mondeo me disa rinovime të vogla, bërë në pamjen e saj të jashtme, dhe shumë të tjera në anën e saj mekanike, duke nisur nga 6 maji, falë edhe një sistemi të ri presioni në marshe, do të arrijë të evitojë të gjitha gabimet gjatë drejtimit. Një ridizenjim që ka përfshirë të gjitha variantet e karrocerisë së Mondeo: katër dhe pesë dyer, Station Wagon. Ndërkohë dizenjimi i jashtëm “Mondeos” paraqet parakolp dhe prapakolpe më të ulura, me ornamente të kromuara, që e bëjnë edhe më elegante makinën. Edhe grupi i pasqyrave janë ridizenjuar, duke u bërë transparente. Përfshirja edhe këtë vit e titaniumit është nxitur nga numri i kufizuar i modeleve të hedhura në treg gjatë vitit 2004. Veshjet e sediljeve janë lëkurë, ndërsa xhamat janë errësuar, ndërkohë që në të gjitha dyert dorezat janë të kromuara, për ta bërë makinën më të shkëlqyeshme.
Ndërkohë që është modernizuar edhe sistemi teknologjik, që do të jetë imazhi i ri i “Fordit” në Evropë, duke nisur nga kablloja standard e komandës vokale, e aftë të njohë deri në 5 numra telefonikë, lexuesin e MP3 deri te sistemi iPod. Është konfirmuar edhe një herë sistemi inteligjent i mbrojtjes, që funksionon me 4 airbag për të gjithë pasagjerët. Në fushën e motorit, e reja e modelit Mondeo është në brezin e fundit 2.2 TDCi, e bazuar në konsumin bazë që shkon deri në 6,1 l/100 km. Një makinë moderne, e rehatshme, e shpejtë dhe e sigurtë, kështu është cilësuar modeli i ri i “Ford Mondeo”.