E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takimi me Tadiqin- si të rrahësh ujë në havan

27/04/2005  Dhjetë vjet presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka bërë ftesë Bashkimit Evropian që të ndërmjetësojë në dialogun me Serbinë, në mënyrë që të ndahen paqësisht dhe secili vend të ndjekë yllin e vet. Dhjetë vjet presidenti Rugova i ka vizituar metropolët evropiane dhe burrështetasit e këtyre vendeve, duke alarmuar se Serbia po përgadit masakër ndaj shqiptarëve. Megjithë rezolutat, angazhimet e deklaratat publike, BE-ja nuk pati ndikim që ta ndalë dhunën mbi dhjetëvjeçare të Beogradit ndaj shqiptarëve. Evropa Perendimore, ku synojnë shqiptarët, nuk pati sukses ta ndalë asnjë luftë në ish-Jugosllavi. Gadishulli Ilirik u kall flakë, ndërsa ishte ndërhyrja e SHBA-ve që ndërpreu masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve.

Ndërkaq, Serbia ishte tepër e shurdhër për dialog dhe tepër arrogante që ta konsideronte Kosovën të barabartë për bisedime dypalëshe. Beogradi konsideronte se problemin mund ta zgjedh me grykën e topave dhe me ushtrinë e policinë e vetë kriminale.

Dhjetë vjet Serbia ka luajtur demagogji e luftë njëkohësisht, duke u shtirë kinse është për dialog, ndërsa bënte represalje mbi shqiptarët. Shqiptarët ende e kanë në kujtesë “dialogun” për arsimin që u zvarrit deri në pakufi, por që nuk prodhoi asnjë efekt. Shqiptarët ende i kanë të freskëta deklaratat e zyrtarëve të sotëm serb, opozitarë të djeshëm, që nuk dalloheshin nga krimineli Milosheviq, por që nuk kishin mundësi të bënin si ai. Derisa presidenti Rugova dhe shqiptarët e Kosovës ishin të zëshëm për zgjidhje paqësore, duke u lutur derin në qiell, sepse ishin të vëtëdijshëm për pasojat e luftës, fatkeqësisht pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore mbeti e shurdhër, apo qarqët e politikanëve mendonin se mjaftojnë rezolutat që e dënonin dhunën e Beogradit. Çfarë i shtyen sot evroperëndimorët të entuziazmohen nga një deklaratë e Tadiqit me plot kushtëzime, që i bëjnë aq shumë presion Rugovës? Çfarë ka ndryshuar nga mendësia e Beogradit, që të thonë se Kosova është mbyllur në vete? A nuk mjaftuan gjithë ato kushtëzime me standardët, të cilat u plotësuan një për një nga institucionet e Kosovës? Çfarë duhet të pjellë tjetër, pas standardëve e ftesave të tadiqëve?

Mendësinë e vjetër e bartin politikanët serb sot e gjithë ditën. Ata nuk duan dialog, ata kanë filluar të frikësohen nga mundësia e pavarësimit të Kosovës, ndërsa disa qarqe evropiane që janë druajtur nga pavarësia, e alarmuan Tadiqin me suitën e tij për të ofruar gjethën e “dafinës”. Në fakt oferta e Tadiqit jo vetëm se është plotë demagogji, por ka plot shantazhe e kushtëzime brenda ftesës së tij për takim me Rugovën, që janë të papranueshme për një politikan të rangut të presidentit Rugova. Të bisedosh me Tadiqin apo me cilindo Tadiq tjetër, është si të rrahesh ujë në havan, sepse ashtu sikurse pararëndëstë e tyre vetëm duan të përfitojnë në kohë, ta bllokojnë procesin e pavarësimit të Kopsoëvs, të bëjnë përpjekjet e fundit për të joshur BE-në për një zgjidhje joreale dhe krejtëissht të papranueshme për shqiptarët. Ftesa e serbit të Beogradit është përpjekja për ta ftohur Kosovën me BE-në. Këtë karrem ka rrezik që ta kapërdijnë edhe miqtë e shqiptarëve. Demagogjia e ofertës për takim shihet ashiqare nga opcionet që ofrojnë serbët e Beogradit dhe nga figurantët e tyre serbët në Kosovë. Ata nuk duan as që presin dialog, ata duan ta zvarrisin çdo gjë, ashtu sikurse që bënte pararëndësi i tyre në Hagë. Për këtë fakt ëshët fare i vetëdijshëm presidenti Rugova, prandaj është aq këmbëngulës se me Serbinë apo tadiqët mund të bisedojë vetëm në një konference ndërkombëtare, ku do të jenë të pranishme shtetet me ndikim dhe ku nuk do të luhet lojë symbyllazi. Për këtë janë të vetëdishëm edhe shqiptarët e Kosovës. Nuk e kuptojmë një pjesë të shtypit në Kosovë, i cili sikur të koordinohej nga Beogradi, përpiqet t’i bind lexuesit e vet se Tadiqi është qengj i butë që do dialog, ndërsa Rugova skifter që e refuzon dialogun. Nuk e thonë, nëse e dijnë, ndërsa duhet ta dijnë se, nga takimi Rugova-Tadiq nuk do të ketë asnjë rezultat. Pastaj është tepër vështirë për Rugovën dhe për secilin shqiptar të vizitojë qendrën e krimit-Beogradin.

Presioni i sotëm i parlamentarëve evropianë mbi presidentin Rugova që të takohet me Tadiqin e Serbisë, nuk mendoj se do të prodhojë rezultate konkrete. Është edhe një fatkeqësi: sa herë që Serbia jep sinjale, qoftë edhe demagogjike, një pjesë e qarqeve evropiane menjëherë entuziazmohen dhe bëjnë presion mbi shqiptarët që të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd. Cila do të jetë natyra e atyre bisedimeve, sa do të jenë të sukseshsme dhe sa do të zgjasin, asnjëri nga ata politikanë nuk e thonë, sepse duket se edhe vet janë të vetëdijshëm se të bisedosh me Serbinë është gati si të rrahësh ujë në havanë, ato bisedime mund të zgjasin deri në pakufi, por që as sot dhe as në mot nuk do të sjellin asnjë rezultatë konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›