E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Asnje gazetar i denoncuar nga administrata

Urimet për mbarësi dhe suksese në vitin që sapo kemi hyrë, kryeministri Sali Berisha ia përcolli dhe medias, gjatë një pritjeje të organizuar në Pallatin e Brigadave. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi si shumë të rëndësishme lirine e fjalës jashtë çdo censure
Premtimi i kahershëm i kryeministrit Berisha është dekrimializimi i shpifjes, duke i hequr administratës në kodin penal mundësinë për kallëzim ndaj gazetarëve. Por ky ndryshim i kodit, si shumë ligje te tjera me shumicë të cilësuar kanë mbetur peng i mungesës së votave te opozitës në Parlament
Kryeministri Berisha zgjodhi t’i referohej gjatë fjalës së tij Ardit Gjebresë, dhe jo gazetarëve të informacionit, “Fjala e lirë krahasohet me dashuri ”- e nisi fjalimin e tij kryeministri, me sa duket për t’i dhënë fjalës së lirë një dimension ndjenjash, mbi të cilat qëndron dashuria

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›