E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Ramush Haradinaj eshte i pafajshem

Gjykata e Hages ka vendosur qe me 11 qershor te dorezohen deklaratat permbyllese te shkruara ne "rastin Haradinaj dhe te tjeret", ndersa seancat perfundimtare do te mbahen me 25 dhe 26 qershor. Vendimin e ka marre sot keshilli gjyqesor i Tribunalit, me propozim te perbashket te prokuroreve dhe mbrojtjes. Ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, dhe dy te akuzuarit e tjere, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me "krime te kryera gjate luftes ne Kosove". Rigjykimi i pjesshem i ish-komandanteve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ka nisur ne muajin gusht te 2011-s. Tre te akuzuarit jane liruar me 3 prill te vitit 2008 nga akuzat per krime kunder njerezimit, ndersa rigjykimi i pjesshem thuhet se ka nisur per shkak te paraqitjes se deshmive shtese ne procesin kunder tyre. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, pranon se eshte veshtire te funksionoje pa liderin e saj politik Ramush Haradinaj. Ne 12-vjetorin e themelimit te partise, nenkryetari i pare, Blerim Shala, shprehu bindjen se Ramush Haradinaj do te jete lideri i pare dhe i fundit qe ne rigjykimin e Hages, do te shpallet i pafajshem. Qe nga momenti, kur Ramush Haradinaj eshte detyruar qe me vullnetin e tij te shkoje per te dyten here ne Tribunalin e Hages, kemi qene te bindur se lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, ka qene dhe do te shpallet i pafajshem. Ne nje konference per media, nenkryetar i pare i AAK-se, Blerim Shala, tha se rruga e AAK-se pa liderin e saj, ka qene e veshtire, nderkaq shprehu bindjen se po te ishte i lire, Haradinaj, Aleanca do te udhehiqte qeverine e vendit.

"Jemi te sigurt se Ramush Haradinaj do te jete njeriu i pare dhe i fundit qe ka fituar dy here ne pafajesine ne Tribunalin e Hages. Jemi te sigurt se nese Ramush Haradinaj do te ishte ketu pas korrikut 2010 jemi te sigurt se proceset politike do te zhvilloheshin ndryshe dhe aleanca do te udhehiqte qeverine e Kosoves", - tha Shala.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›