E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, 20 arrestime, 3 te dyshuar

Ministrja e Brendshme e Maqedonise, Gordana Jankullovska, deklaroi dje se tre persona jane te dyshuar drejtperdrejt per vrasjen e pesefishte me 12 prill ne Smilkovc te Shkupit. Jankullovska kete e theksoi sot ne konferencen me gazetaret, duke nenvizuar se behet fjale per nje person te moshes 27 vjec, dhe dy vellezer te moshes 32 dhe 33 vjec.

Ajo theksoi se pas kryerjes se bisedave informative ne baze te te dhenave te hetimeve dhe deshmive te sigluara, MPB ka ngritur kallezime penale per pese persona te ngarkuar per veper terrorizem, tre prej tyre kryeres te vrasjes, dhe dy te tjere qe kane ndihmuar vrasesit per te kaluar kufirin. "Kallezime penale per terrorizem jane ngritur kunder pese personave. Nga ky grup, tre prej tyre jane arrestuar dhe dy jane ne arrati. Nje nga dy personat qe gjendet ne arrati eshte i dyshuar si kryeres i drejtperdrejt i vrasjes ne Liqenin e Smilkoves", - deklaroi ministrja Jankullovska. Sipas saj, tre te dyshuarit me arme zjarri, dy pushke automatike dhe nje pistolete kane lene te vdekur kater te rinjte dhe peshkatarin ne Liqenin e Hekuranes ne afersi te Smilkovcit dhe se me pas kane ikur nga vendi i krimit me makinen "Opel Omega" te gjetur me pare nga policia, duke u ikur ne drejtim te nje lokacioni te ashtuquajtur "Vrazhji vir".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›