Thaci: Vendimi per Limajn, lufta e UCK ishte e drejte
Kryeministri i vendit, Hashim Thaci, ka mirepritur vendimin e Gjykates se Qarkut te Prishtines per lirimin e deputetit Fatmir Limaj dhe bashkeluftetareve te tij. Ai iu ka deshiruar atyre rikthimin ne angazhimet shteterore dhe familjare. Thaci ne mbledhjen e Qeverise se Kosoves ka thene se gjithmone ka besuar ne pafajesine e komandanteve te UCK-se. "Ne gjithmone i kemi edhe mbeshtetje te plote drejtesise, sepse edhe kemi besuar plotesisht dhe kemi qene te bindur ne pafajesine e komandanteve dhe luftetareve, prandaj sot Qeveria institucionet dhe qytetaret e mirepresim ngadhenjimin e drejtesise mbi paragjykimet dhe pretendimet e tjera te pajustifikueshme. Ne anen tjeter, deshiroj t'iu uroj rikthim ne angazhimet e tyre shteterore dhe familjare", - ka theksuar Thaci.
Ne te njejten kohe, Thaci ka shprehur besimin e plote ne lirimin e shpejte edhe te Ramush Haradinaj dhe bashkeluftetareve te tij.
Ne te njejten kohe, Thaci ka shprehur besimin e plote ne lirimin e shpejte edhe te Ramush Haradinaj dhe bashkeluftetareve te tij.