E Hënë, 2 Nëntor 2026

AAK, Shala: Plani për veriun ka tri të meta

Sipas Shalës, e meta e parë është që llogaritet se në një mënyrë apo tjetër Beogradi do të heshtë, nuk do të kundërshtojë, nuk do të krijojë probleme për zbatimin e strategjisë, ndërsa kemi parë, edhe unë, edhe ju, që në ditët e kaluara, zyrtarët e Beogradit kanë thënë në mënyrë kategorike, madje edhe kryetari i Serbisë, Tadiç, ka paralajmëruar që në Këshillin e Sigurimit do ta trajtojë këtë çështje, duke thënë që ka bërë strategji ilegale Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë. E meta e dytë e këtij dokumenti –vijoi Shala - është se llogarit për së tepërmi po ashtu në një konsensus të Bashkimit Evropian mbrapa këtij dokumenti. E dimë që pesë shtetet e Bashkimit Evropian e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Ndërsa e meta e tretë, sipas Shalës- është hartimi i një dokumenti shtesë, i cili është tepër i rëndësishëm, i cili ka të bëjë me sigurimin e ambientit të sigurisë në veri të Kosovës, sepse zakonisht planet e tilla, propozimet e tilla politike kërkojnë një mbështetje të fuqishme të sigurisë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›