E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni në KS: Ndërhyrjet e Serbisë të marrin fund

“Ndërhyrja skajshmërisht përçarëse e Qeverisë së Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës, dhe mbështetja për strukturat paralele ka vazhduar. I ashtuquajturi nominim i gjykatësve dhe prokurorëve për gjykatat në Kosovë i kohëve të fundit nga autoritetet e Serbisë ishte një sulm tjetër i rëndë në sistemin e gjykatave të Kosovës, siç duket me qëllimin e qartë të minimit të procesit në vazhdim të decentralizimit dhe themelimit të komunave me shumicë serbe”, tha Hyseni. Më tej, ai ka deklaruar se Kosova refuzon në çdo mënyrë rinisjen e bisedimeve me Serbinë, për sa i përket statusit. “Për më tepër, ne vlerësojmë se thirrjet për ripërtëritje të negociatave për statusin e Kosovës vijnë nga njerëz që janë qoftë të pavetëdijshëm për situatën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme për të gjetur konsensus ose, edhe më keq, kërkojnë aktivisht që të destabilizojnë rajonin”, tha ai.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›