E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet pas 11 vjetesh ne treg gazeta "Tema"

TIRANE-Mbyllet pas 11 vjeteëh ekzistence në shtypin periodik gazeta “Tema”. Botuesi i saj Mero Baze lajmëroi mbylljen e saj ne editorialin e sotem , duke e cilesuar “nje pamundësi për të vazhduar më tej në kushtet e vështiresive të shumta financiare”. Vështiresite për kete gazete lindin para me shume se nje viti kur gazetaret e gazetës “Tema” u dëbuan nga redaksia pasi objekti ku ndodhej gazeta quhej nga Qeveria “objekt strategjik ,ku do të prodhoheshin kartat e identitetit”. Botuesi i saj Mero Baze shkruan se në kushtet e bllokimit arbitrar prej policisë dhe shkatërrimit të investimeve të saj situata financiare ka kaluar kufijtë e mbijetesës. Sipas tij, Gjykata e Tiranës e cila duhej të shqyrtonte padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Rendit për shkatërrim të pasurisë dhe investimit të bërë pranë ish-Tipografise ushtrake, ende nuk ka bere seancën e parë të rregullt gjyqësore pas më shumë se një viti nga koha kur eshte ngritur padia. Ne keto kushte, duke patur parasysh shkaterrimin e investimeve por dhe mungesen e reklamave dhe politiken e frikesimit qe shteti ndjek ndaj bizneseve qe reklamojne ne gazete , shkruan Baze, “Tema” nuk mund te mbijetoje. Ai sqaron me tej se kontrollet selektive financiare dhe presionet qe nisin me bilancet e gazetes prej viti 2004 po ashtu e kane forcuar klimen armiqesore ndaj tyre. “Ky eshte nje fund por jo fundi per lirine e medias” mbyll shkrimin e tij botuesi i gazetes “Tema”, Mero Baze. (d.b/TVNews24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›