AAK akuzon PDK-në për simulim
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit qeveritar mes PDK-së dhe LDK-së. AAK përmes një kumtese për media thekson se zhvillimet e fundit rreth koalicionit qeveritar, janë edhe një humbje e madhe për Kosovën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se simulimi i prishjes së koalicionit qeveritar nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës ndodhi në kohë të keqe për shkak të proceseve të rëndësishme që përballet Kosova, sikurse procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, thuhet të reagimin e AAK-së.
Nga ky subjekt politik thuhet se qeveria Thaçi i ka shkaktuar humbje të mëdha vendit, ndërsa loja e orëve të fundit e kryeministrit të vendit vërteton papjekurinë politike të Hashim Thaçit dhe të PDK-së. Kjo papjekuri shkakton çrregullim të mëtejmë institucional në një moment shumë të rëndësishëm për vendin. AAK fton forcat politike në Kosovës që të punojnë për një qeveri të djathtë të Kosovës, të përgjegjshme, që garanton stabilitet dhe e cila mund ti bartë proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, thuhet në këtë komunikatë të AAK-së. Kjo parti ka kërkuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më shpejtë që është e mundur.