Shtyhet seanca për buxhetin

Më kërkesë të dy grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, Kuvendi ka shtyrë për të hënën shqyrtimin e Buxhetit të Qeverisë për vitin 2010, me justifikim të kohës së shkurtër për analizimin e ndarjeve buxhetore.
Fillimisht, deputetët u lajmëruan se seanca e planifikuar për orën 10 shtyhej për në orën 12, e më pas në 12:30. Mocioni i dy grupeve parlamentare nuk u mbështet nga ligjvënësit opozitarë, të cilët fillimisht kërkuan që të dihen arsyet e shtyrjes së seancës për dy orë, por ata u majorizuan nga shumica, pa iu dhënë madje as e drejta e fjalës.
Në fakt, shtyrja besohet se erdhi për shkak se dy partitë kryesore në koalicion u përballën me rrezikimin e shpartallimit të koalicionit. Por, pas mbledhjeve në dy taborret, PDK dhe LDK njoftuan se kanë vendosur që të vazhdojnë koalicionin deri në zgjedhjet e përgjithshme në 2011.
Sikur raporton KosovaLive, opozita kërkoi që të dihet arsyeja e shtyrjes, por nuk arritën të marrin informata nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ky i fundit tha se nuk është i obliguar që tiu japë informata ligjvënësve për atë se çka ndodhë brenda grupeve parlamentare.
Ramë Buja, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, kërkoi që seanca të shtyhet për të hënën, sepse siç tha ai, koha ka qenë shumë e shkurtër për tu përgatitur ligjvënësit që të japin kontributin e tyre në shqyrtimin dhe miratimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2010.
Edhe Lutfi Haziri nga Grupi Parlamentar i LDK-së e mbështeti këtë mocion të PDK-së edhe pse nuk u pajtua që koha ka qenë e shkurtër për tu përgatitur. Ai tha se afati ligjor krijon mundësi që kjo seancë të shtyhet për javën tjetër.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka më shumë se 10 ditë që e ka caktuar 20 nëntorin, ditën kur Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë buxhetin për vitin 2010. Ndërsa Qeveria e Kosovës të njëjtin buxhet në vlerë 1 miliard e 461 milionë euro, e ka miratuar më 30 tetor.