Lëvizjet në qeveri, të shëndetshme në demokraci

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, paralajmërimet për riformatizimin e Qeverisë i ka vlerësuar i një formë normale e politikës së koalicioneve në një sistem parlamentar.
"Të gjitha partitë në qeveri dhe opozitë, janë duke bërë kalkulime ku shtrihen interesat e tyre zgjedhore dhe marrin vendime politike mbi këto baza. Mendoj se e gjithë kjo është e shëndetshme, është diçka që ndodh në një demokraci", ka thënë Dell, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Komentet e tij janë bërë para se PDK dhe LDK të dilnin gjatë ditës me deklarata, me të cilat ata rikonfirmojnë vazhdimin e koalicionit në nivel qendror.
I pyetur nëse kjo situatë mund të ketë ndikim negativ për Kosovën, kur kanë mbetur pak ditë para se në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të nisë procesi për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë, Dell beson se përderisa e gjithë politika zhvillohet brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës, atëherë vendit nuk i kanoset jostabiliteti.
Në fakt, mbase në një formë kureshtare, do të thosha që e gjithë kjo dëshmon deri në një shkallë demonstrimin e mëtejshëm, aftësitë që kanë institucionet e Kosovës, se ato mund të ndryshojnë, se mund të bëhet politikë normale në kuadër të Kushtetutës. Prandaj, mendoj se ka potencial për të qenë një zhvillim pozitiv, është shprehur ai.
Kemi parë gazetat sot se kryesuesi i Gjykatës Ndërkombëtare ka thënë se vendimet nuk ka gjasë të jenë bardh e zi, po ose jo. Vendimet do të përbëhen nga një sërë diskutimesh ligjore komplekse, bazuar në çështjet kyçe të ligjit ndërkombëtar. Ne gjithmonë kemi menduar se ky rast gjyqësor nuk paraqet pengesë reale për Kosovën. Mbani mend, pyetja është shumë e hollë. Nuk ka të bëjë me çështjen nëse Kosova është e pavarur apo jo, askush nuk e konteston këtë realitet. Çështja, të cilën Asambleja e Përgjithshme ka kërkuar ta trajtojë Gjykata Ndërkombëtare, është mënyra se si u bë Kosova e pavarur përballë ligjit ndërkombëtar. Mbi këtë do të ketë një vendim dhe mbase do të jetë i ndërlikuar. Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të mund të thotë Gjykata. Por, çfarëdo që të jetë, nuk e ndryshon faktin se këtu është një shtet i pavarur që quhet Kosovë. Ne jemi duke punuar me të dhe jemi duke punuar në ndërtimin e një partneriteti me të, ka shtuar Dell.
Ndërsa duke komentuar pjesëmarrjen në zgjedhje të komuniteti serb, pavarësisht nga thirrjet e Beogradit, Dell ka theksuar se kjo shënon një zhvillim thelbësor në historinë e Kosovës dhe marrëdhënieve ndëretnike këtu. Për dhjetë vjet me radhë, popullata serbe është mbajtur peng në lojërat e brendshme politike të Serbisë. Besoj se vota e së dielës pasqyron dëshirën e tyre për të ecur përpara, një njohje se Kosova është realitet, se shteti i pavarur i Kosovës është realitet dhe se mënyra më e mirë për të mbrojtur interesat e tyre në avancimin e mirëqenies së tyre, është në fakt nëpërmjet pjesëmarrjes në nivelin lokal të institucioneve të këtij shteti të ri. Mendoj se kjo ka shënuar pjesërisht edhe kundërshtim karshi politikave të Beogradit dhe pjesërisht përqafim të realitetit në rritje të Kosovës së pavarur.
Në intervistën për REL, ambasadori amerikan ka folur edhe për njohjet e shtetësisë së Kosovës. Numri prej 63 vendesh nuk është për tu neglizhuar. Ky numër përbëhet nga shumica e shteteve kryesore në mbarë botën. Së fundi, njohja erdhi edhe nga Zelanda e Re, shtet ky që është aktor kyç në Paqësorin e Jugut. Natyrisht, do të donim të kishim më shumë njohje. Mendoj se është i pamohueshëm fakti se Beogradi ka luajtur një lojë të mençur, duke e çuar këtë çështje te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si mjet për të ngadalësuar procesin. Por, jam i bindur se pas marrjes së vendimit, do të shohim një vazhdimësi të procesit, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Dell.