E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK detajon gafën e Ramës: “E morëm letrën ku konfirmohej se s’dihej prania e Ramushit në Hagë”

12-12-2011 / Gazeta 55

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani thërrmon përrallat mediatike të PS-së, gjoja me shpikjen e letrës që s’dinte për praninë e Ramush Haradinaj në Hagë. Duke rrëfyer se Rama kishte kërkuar ndjesë për letrën e protokollit, zyrtari i AAK-së thekson se ndoshta do të kishte qenë më mirë që kreu i PS të mos pritej fare në shtëpinë e Haradinajve
 
“Edi Rama do ta gjente mbyllur derën e selisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëse zyrtarët e lartë të kësaj partie, do të ishin në dijeni të faktit se kryesocialisti nuk ia kishte fare haberin se ku është dhe çfarë bën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj”. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Burim Ramadani, ka reaguar pas gafës së rëndë të Edi Ramës.
Sipas tij, asnjë zyrtar i AAK-së nuk do ta priste kreun e PS-së, Edi Rama në takim, nëse do të dinte më parë se lideri socialist nuk do të kishte idenë më të vogël se Haradinaj nuk ndodhet prej muajsh në Prishtinë, por në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prej muajsh nuk ndodhet në Prishtinë, por në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Javën e kaluar kabineti i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë u përfshi nga një skandal i rëndë. Përmes një letre zyrtare dërguar zyrës së Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nënshkruar nga Shefja e Kabinetit e Kryetarit - Partia Socialiste e Shqipërisë, kërkohet takim në Prishtinë me Ramush Haradinajn, kreun e AAK, i çili siç dihet botërisht ndodhet në burg me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, nën akuza dhe dyshime se është i përfshirë në krime lufte, akuza që Haradinaj nuk i ka pranuar. Në letrën që mban datën 21 nëntor të këtij viti, lënda mbante emërtesën: “Kërkesë për takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj”.
Mes të tjerash në letër thuhej se “Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë, më datë 28 nëntor 2011” dhe më tej vjen gafa e papërgjegjshme: “Në kuadër të kësaj vizite, Kryetari i PSSH-së dëshiron të ketë një takim me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duke shpresuar në një përgjigje sa më të shpejtë nga ana juaj, përfitoj nga rasti t’ju shpreh sigurimet e konsideratës sime të lartë”.
Më në fund erdhi edhe reagimi zyrtar i si përgjigje e marrësve të letrës. Dhe thjesht vizita e Ramës në Prishtinë është injoruar nga zyrtarët e AAK-së, për të cilët është fyrje dhe imoralitet veprimi i kryesocialistit Rama. Takimi imagjinar nuk u zhvillua kurrë, pasi e vërteta është që,
Ramush Haradinaj gjendet prej disa muajsh në Hagë. Kurse kabineti i Edi Rama, mesa duket nuk e dinte se Haradinaj prej kohësh nuk ndodhet në tokën amtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›