E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Reforma zgjedhore të garantojë votën e emigrantëve

12-12-2011 / Gazeta 55

LSI zgjedh strukturat e reja drejtuese në Volos të Greqisë – anëtarësohen 250 emigrantë  


Procesi i organizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është shtrirë vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë. Në këtë kuadër, sot në Vollos të Greqisë është krijuar dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë takim të parë ku ishin të pranishëm shumë emigrantë shqiptar, simpatizantë të LSI-së, morri pjesë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe deputeti Vangjel Tavo. Gjatë fjalës së rastit, Meta, pasi i uroj suksese drejtuesve të LSI-së së degës në Volos, vlerësoi rëndësinë që ka organizimi politik i LSI-së në diasporë duke i cilësuar këto organizime si vazhdimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë mes shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe forumeve politike në Shqipëri. Duke ju drejtuar të pranishmëve Meta tha se “qëllimi im kryesor por edhe i kolegëve të mi në LSI është t’i ofrojmë shqiptarëve një politike ndryshe, t’u ofrojmë besim, përkushtim dhe profesionalizëm në politikë dhe qeverisje”. Më tej kryetari i LSI-së, u ndal dhe në proceset në të cilat ndodhet aktualisht Shqipëria duke vlerësuar në mënyrë të veçantë atë të liberalizimit të vizave si arritje historike për të gjithë shqiptarët. Duke vazhduar më tej, Meta u ndal në hartimin e reformës zgjedhore, e konkretisht në një nga çështjet me të rëndësishme të saj, siç është vota e emigrantëve. Në vlerësimin e Metës, reforma zgjedhore duhet të garantojë votën e emigrantëve. Madje, në këtë kontekst kreu i LSI-së evidentoi faktin se partia e drejtuar prej tij është më pranë emigrantëve. Në këtë kontekst Meta theksoi se “LSI është shumë e interesuar që shqiptarët kudo ku janë të gëzojnë të drejtat e tyre, veçanërisht emigrantët që mbajnë dhe një barrë të madhe ekonomike duke ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri. LSI i ka dhënë një vend të rëndësishëm në programin e saj politik integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse, duke filluar me marrjen e statusit legal të tyre”, tha ai. Gjithashtu, Meta gjatë fjalës së tij ka vlerësuar si një arritje hapjen e klasave shqipe. Më pas Kryetari i LSI-së Ilir Meta, i shoqëruar nga Deputeti Vangjel Tavo, është pritur në një takim tepër miqësor nga kryetarin e bashkisë së Volos, Pano Skontinos. Dy ditë më parë Meta zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së në Maliq, ku edhe analizoi situatën politike. Sipas kreut të LSI, forca e tij politike e ka bërë zgjedhjen e saj, në koalicion me Partinë Demokratike, edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2013-ës. “Me naivitet, dashamirësisht, bujarisht, por dobësisht bien nën tundimin e lëshimit të mesazheve për Ilir Metën. Ilir Meta është pjesë e pushtetit dhe nuk ka opozitë që të mund të thotë që na duhet gjysma e pushtetit për të mundur pushtetin. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne nuk kemi ç’ti themi për sa kohë ajo mbetet zgjedhja e tij”, u shpreh Meta. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›