E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty: Paditë s'më prekin dot, kam imunitet

Pak ditë pasi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se Dik Marti duhet të gjejë një avokat të mirë pas akuzave të ngritura, ka ardhur reagimi i raporterit të këshillit të Evropës. Duke folur për të përditshmen serbe, "Vercenje Novosti" prokurori zviceran, deklaroi se padia e paralajmëruar ndaj tij nga ana e kryeministrit në largim Hashim Thaçi nuk do të prodhojë asgjë pasi raporterët e këshillit të Evropës kanë imunitet. Marti tha se këtë çështje duhet ta ndjekin organet përgjegjëse në Kosovë, serbi si dhe ato ndërkombëtare, pasi akuzat janë mjaft të renda. Raporteri i këshillit të Evropës, përmes raportit të tij akuzoi kryeministrin Thaçi si kreun e një organizate kriminale të trafikut të organeve, lendëve narkotike dhe armëve gjate luftës së Kosovës. Ky dokument ka sjelle reagimin edhe te zyrtareve amerikane, atyre te BE-se por edhe te politikaneve shqiptare, te cilet i kane kerkuar Martit qe te jape prova lidhur me akuzat e ngritura.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›