AAK kritikon Qeverinë për “mungesë të politikave të mirëfillta” për bujqësinë

Prishtinë, 26 gusht - Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mungesë të politikave të mirëfillta për sektorin e bujqësisë, duke thënë se Kosova shpenzon mbi 600 milionë euro për import të ushqimit, që realisht paraqet më tepër se gjysma e buxhetit të konsoliduar.
Në një konferencë për media të enjten, kryesuesi i Komisionit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Imer Rusinovci, ka kritikuar institucionet e Kosovës për paaftësi në konsolidimin e prodhimtarisë bujqësore dhe krijimin e politikave adekuate për këtë sektor, raporton TV21.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk mund të pajtohet me prononcimet e qeverisë se Kosova është një vend i vogël dhe kjo dukuri është e varur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga burza ndërkombëtare. Janë prononcime të kota që i ndeshim tash e dy vite është, se jemi vend i vogël dhe s’kemi çka të ju bëjmë kapriqove ndërkombëtare. Ne, përveç, që po reflektojmë sindromën se jemi vend i vogël, njëkohësisht po paraqesim edhe sindromën se vërtet kemi institucione, të cilat nuk janë të afta të konsolidojnë prodhimtarinë bujqësore, dhe të bëjnë politika të duhura bujqësore”, ka thënë Rusinovci.
Një dukuri mjaft shqetësuese Rusinovci konsideron edhe mos krijimin e një fondi për prodhimtarinë e veçantë të grurit.
“Konsiderojmë se për shkak të mos krijimit të një fondi për prodhimtarinë e veçantë të grurit edhe sot e kësaj dite kjo prodhimtari po na ngel në një sistem të planifikuar dhe të organizuar pa një kornizë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë po konsideron në mos sigurimin e rezervave shtetërore çfarë i bëjnë vendet e rajonit në përgjithësi, e në veçanti ato që kanë trend të lartë të zhvillimit ekonomik. Për pasojë ne po kemi në gjendje katrahure në bujqësi. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë po na varë nga importi. Vlen të theksohet se Kosova shpenzon mbi 600 milionë euro për import të ushqimit, realisht po shpenzohet më tepër se gjysma e buxhetit të konsoliduar të Kosovës, po eksportojmë para të gatshme për prodhimet jetike siç është gruri”, ka thënë Rusinovci.