AAK mohon se ka bisedime për koalicion me PDK’në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikate për media njofton opinionin publik se nuk ka asnjë komunikim me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) rreth krijimit të një koalicioni me këtë parti, ndërsa shpreh edhe një herë qëndrimin se e vetmja dalje nga kriza e tanishme janë zgjedhjet sa më të shpejta parlamentare.
“AAK dhe lideri i saj Ramush Haradinaj ka qëndrim të qartë se nuk do të përziejnë shkollat e qeverisjes pasi që jemi plotësisht të bindur se mentaliteti qeverisës i kryesuar nga Hashim Thaçi i ka sjell dëme të mëdha vendit”, thuhet në komunikatë.
AAK i qëndron besnik vendimit të saj për të ofruar vendit një qeveri me partitë e spektrit të djathtë, dhe se e vetmja dalje nga kriza e tanishme janë zgjedhjet sa më të shpejta parlamentare.