E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbisë t’i bëhet me dije se Kosova është shtet

Është obligim i bashkësisë ndërkombëtare që për hir të paqes t’ia bëjnë me dije Serbisë se Kosova tashmë është shtet i pavarur, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni.

I pyetur se kur pret që edhe Serbia ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë, Ministri Hyseni ka thënë se rajoni do të stabilizohet përfundimisht vetëm atëherë kur Serbia do ta pranojë realitetin në Kosovë.

“Serbia do të detyrohet ta bëjë të qartë që heq dorë nga Kosova dhe nuk ngatërrohet në punët e brendshme të vendit tonë, siç po bënë aktualisht me ndërhyrje flagrante, sidomos në sistemin e drejtësisë.

Ky nuk është disiplinim i Serbisë, dhe kjo nuk është detyrë e Kosovës. Është obligim i bashkësisë ndërkombëtare që për hir të paqes t’ia bëjnë me dije Serbisë së Kosova tashmë është shtet i pavarur”, ka thënë Hyseni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›