E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj vendos afatet: Presim deri në fillim të marsit për zgjidhje politike

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update-  Opozita duket se ka vënë një tjetër ultimatum
për zgjidhjen e kizës politike. Përveç bojkotit të deputetëve të PS-së,
Presidenti Bamir Topi, ka afat deri në fund të muajit shkurt për të gjetur
zgjidhjen mes PS dhe PD. Afati i opozitës është bërë i ditur nga kreu i G99,
Erion Veliaj, në një prononcim dhënë për mediat pas takimit që kryetari i PS-së,
Rama zhvilloi me aleatët.

Nëse nuk gjendet zgjidhja deri në fillim të
muajit mars, Veliaj u shpreh se herën tjetër do takohemi në rrugë me Berishën.

Ai ka shtuar se qëllimi i takimi me Ramën ishte
informimi për bisedën që ka bërë më kryeministrin Berisha.

Ndërkaq, Veliaj nuk ka harruar të sulmoj
kryeministrin Berisha. Ka ardhur koha që tja thoshte dikush se jo vetëm është
burrë i pabes, por edhe i padrejtë, u shpreh Veliaj. Ai ka reaguar dhe për
urimin që kryeministri ka bërë për të rinjtë në ditën e Shën Valentitin.

"Besoj se është kotë që të kemi negociata deri
në pafundësi se kjo do të kthehet në një lojë bajate...Ajo që ndodhi dje ishte
një fillim i mirë për të ballafaquar pikëpamjet. Nëse deri në fillim të marsit nuk
do kemi përgjigje, nuk ka mbetet më veçse të takohemi për të tjera gjëra, u
shpreh Veliaj.

xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›