Takimi i aleatëve të PS-së, Milo: Topi është në zyrën e Topit

Tiranë, 14 shkurt, NOA, Update- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal
Milo e pret zgjidhjen e ngërçit politik vetëm nga Presidenti i Republikës,
Bamir Topi. Në prononcimin e dhënë pas takimit më kreun e PS-së, Milo theksoi
se kreu i shtetit ka mundësi të tregojë se është për zbatimin e ligjit.
Nuk ka biseda të tjera, të paktën për ditët e
ardhshme, midis dy drejtueseve, por tashmë topi është në zyrën e Topit, të
Presidentit të Republikës. Gjej rastin ti bëjë thirrje Presidentit të
respektojë të drejtën kushtetuese të opozitë për hapjen e kutive, ka thënë
Milo.
Ai ka shtuar se Presidenti nuk i bënë një
favor opozitës me hapjen e kutive, por ligjeve dhe respektimit të Kushtetutës.
Ky nuk është favor që Presidenti bënë ndaj
opozitës, por detyrë e kreut të shtetit që në përputhje me ligjin ti jap
rrugëzgjidhje krizës dhe ashtu siç edhe komuniteti ndërkombëtarë ka besim se ai
do të ketë një rrol të madh në zgjidhjen e kësaj krize, u shpreh Milo.
Ai ka konfirmuar dhe qëndrimin e Spartak Ngjelës,
në lidhje e organizimin e një proteste. Ndërsa ka shtuar se takimi mes krerëve të
partive ka qenë vetëm për tu informuar nga Kryetari i PS-së, Edi Rama, në
lidhje me takimin e një ditë më parë më Kryeministrin Berisha.
Megjithatë, Milo nuk ka dashur që deklaratat të
interpretohen si presion ndaj kreut të shtetit. Kam besim se Presidenti do
jetë në lartësinë e detyrës që i takon dhe do të respektojë opozitën dhe të
ardhmen evropiane të Shqipërisë, stabilitetin dhe prosperitetin e saj, u
shpreh ai.
xh/NOA