Peilin akuzon: Obama pranë terrorizmit
Gruaja që garon në zgjedhjet presidenciale amerikane përkrah senatorin Xhon MekKein, e akuzoi të shtunën Barak Obamën si "të afërt me terrorizmin". Deklarata u referohej lidhjes së dikurshme të Barak Obamës me Bill Ajers, një prej themeluesve të grupit të ekstremit të majtë "Weather Underground" (moti i nëndheshëm), i cili ndërmori veprime të shumta antiqeveritare gjatë luftës së Vietnamit. Grupi u themelua në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe mori mbi vete përgjegjësinë për disa atentate me bomba, përfshi edhe një shpërthim në Pentagon dhe në ndërtesën e Kongresit amerikan. Obama, i cili në atë epokë ka qenë fëmijë, shërbente në një bord bamirësie, ku bënte pjesë edhe Ajers dhe i ka denoncuar që herët këndvështrimet radikale të ekstremistit. Të shtunën Peilin tha para një grupi donatorësh të Partisë Republikane: "Rivali ynë është njeri që e sheh Amerikën si aq të papërkryer, sa i duket e drejtë të ruajë miqësi me terroristë që sulmojnë vendin e tij". Pastaj shtoi: "Ky njeri nuk e shesh Amerikën ashtu siç e shihni ju Amerikën dhe ashtu siç e shoh unë Amerikën".
Obama mbrohet
Reagon kandidati me ngjyrë
Vjen i menjëhershëm reagimi i stafit të fushatës elektorale të kandidatit demokrat, Barak Obama. Ben La Bolt, zëdhënësi i tij, sqaroi shpejt se kandidati me ngjyrë dhe Bill Ajers, themeluesi i lëvizjes terroriste për të cilën aludon Sara Peilin, nuk kontaktojnë në asnjë përmes telefonave apo postës elektronike që në vitin 2005, çastin kur Obama u bë pjesë e Senatit amerikan. Sqaroi se takimi i fundit mes të dyve ka ndodhur afërsisht një vit më parë, në lagjen e Çikagos, ku banojnë të dy. Obama dhe Ajers, sot profesor universiteti, janë takuar disa herë që nga viti 1995, kur që të dy punonin në një organizatë jofitimprurëse, në kërkim të gjetjes së fondeve për një projekt për përmirësimin e disa shkollave, si dhe një fondacion bamirësie. Peilin iu referua artikullit të së shtunës të "New York Times" mbi Ajersin, sot 63-vjeçar. Por në artikull konkludohej se "të dy nuk kishin pasur raporte të afërta. Madje në të thuhej se Obama nuk kishte shprehur kurrë simpati për këndvështrimet radikale të Ajersit, të cilin e kishte cilësuar në një rast ‘njeri që ka kryer akte të shëmtuara para dyzetë vjetësh, kur unë isha tetë vjeç‘".