“ACR”: Do rrisim pagat e minatorëve 25%
Por administratori i kompanisë thotë se pjese e kësaj marrëveshje nuk duhet te jete kreu i Sindikatës Kol Nikollaj, te cilin e ka etiketuar si një njeri te influencuar politikisht. Sipas administratorit Giga Bedineishvili, kompania qe ai drejton nuk do te largohet nga Shqipëria pavarësisht situatave te ndodhura kohet e fundit. “Janë gjerat kryesore. Rritje page ne masën 25%, përmirësim i kushteve te punës dhe vijim i investimeve. Rritja e pagës do te behet sapo ata te nisin punën, për sa i përket investimeve ato te nisin menjëherë por kërkojnë kohe për ti përfunduar deri ne 2012. Ndërsa përmirësimi i kushteve te punës është një proces i vazhdueshëm,” është shprehur ai. Por sindikatat dhe minatorët nuk tërhiqen. Ata kërkojnë hetim parlamentar për koncesionin ne zonën “D”. Këshilli Sindikal ka marre vendim qe edhe fëmijët e minatorëve te bojkotojnë procesin mësimor. Punonjësit e nëntokës kane vijuar protestat duke kërcënuar se te hënën do te përshkallëzojnë lëvizjen e tyre duke rihyre ne greve urie si dhe do te bllokojnë rrugën kombëtare, nëse parlamenti nuk merr ne shqyrtim këtë çështje.