Shqipëria kërkon surprizën ne “Qemal Stafa”
Kjo duket edhe nga deklarata e Federatës Shqiptare te Futbollit e cila ne një deklarate te saj vetëm pak ore përpara fillimit thekson se kuqezinjtë do te luajnë si te barabarte me Francën, me zemër te bashkuar për kombin, duke shpresuar ne një rezultat pozitiv. Deklarata vjen si një përforcim ndaj strategjisë se teknikut Kuzhe qe deklaroi se kuqezinjtë do te kundërsulmojnë dhe jo vetëm do te mbrohen gjate 90 minutave. Duket se kroati e ka ndare mendjen se kush do te jete ne fushe qe nga minuta e pare mes Bulkut dhe Lalës. Përsëri ne stërvitjen e djeshme kapiteni nuk ishte ne 11-shen e pare. Formacioni i mundshëm i Shqipërisë do te jete me Ujkanin ne porte, Dallku, Teli, Cana, Vangjeli ne mbrojtje, Curri, Bulku, Agolli, Skela ne mesfushe dhe Salihi, Bogdani ne sulm. Pavarësisht dëshirës se madhe edhe ne këtë sfide, kombëtarja shqiptare nuk favorizohet aspak nga shoqëritë ndërkombëtare te basteve, te cilat një fitore te kuqezinjve e kuotojne me koeficientin 7.5 ndërsa atë te Francës me 1.40. Barazimi është kuotuar me koeficientin 3.50. Ndërkohë situata ne grupin “D” paraqitet delikate për kryesuesit, pasi sfidat e sotme mund te shkaktojnë edhe përmbysje ne renditje. Sytë janë te gjithë nga “Qemal Stafa”, pasi një bllokim i Francës e një fitore e Bjellorusisë, mund te kaloje automatikisht këta te fundit ne vend te pare. Por edhe një triumf i Bosnjës ne Bjellorusi e afron me Francën gjithmonë nëse do te ketë një rezultat negative te skuadrës se Lorent Blank. Me mendjen ne Tirane është dhe Rumania qe ne letër nuk e diskuton Luksemburgun ndërsa pret te martën kombëtaren franceze.