Braçe: Humbja, për shkak te aleateve te dobët
Deputeti i majte thotë gjate një interviste për Vizion Plus, se aleatet duhet te shohin problemet ne shtëpinë e tyre para se te fajësojnë te tjerët. Sipas Braçes, vete PS fitoi përballë PD, por humbja erdhi për shkak te aleateve te dobët. I zgjedhuri i qarkut te Beratit ka mbështetur kthimin e socialisteve ne parlament, por shprehet se votat e opozitës nuk do te jepen pa u miratuar një ligj organik për kuvendin. Erion Braçe komenton gjithashtu zhvillimet dhe përplasjet ne kampin e ish aleatit te majte, LSI, sot ne koalicion me Berishën. I pyetur për kritikat e vazhdueshme ndaj kursit politik te ndjekur nga lidershipi socialist ne muajt e verës, shfaqur kryesisht përmes rrjeteve sociale, zoti Braçe le te kuptohet se gjithçka konsiderohet e kapërcyer.