Lejet minerare ne Shqipëri
Kjo shifër mbetet shume e larte dhe flet për leje te marra nga firma te vogla, qe nuk kane kapacitete te mëdha shfrytëzimi dhe përpunimi. Te dhënat tregojnë se vetëm për një lloj minerari numërohen deri ne 300 leje. Para viteve 90, sektori minerar ishte i përqendruar tek nxjerra e bakrit, hekur nikel apo kromit, rreth 5 milion ton ne vit, derisa sot vëllimi ka arritur ne 6.2 milion. Por vitet e fundit struktura minerare ka ndryshuar. Materialet e nderimit, janë ato qe dominojnë ne sektorin me 70 %. Zona tradicionale për nxjerrjen e kromit është Bulqizë dhe masivi i Kalimashit ne Kukës-Tropojë. Ndërsa Korçe, Pogradec, Përrenjas, mbahet si zona e nxjerrjes se hekur nikelit.