E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT për korrupsionin: 19.3% e qytetarëve kanë paguar rryfshfet

TIRANE- 19.3 % e qytetarëve ju paguajnë rryshfet nënpunësve të shtetit dhe vecanërisht mjekëve, infermierëve dhe policëve. Është ky konkluzioni i publikuar nga Instituti i Statistikave për korrupsionin në Shqipëri.

Sipas këtij raporti vlera mesatare e dhënies së rryshfetit është 43 euro.

Mesatarisht 28.3% e qytetarëve shqiptarë të moshës 18-64 vjec kanë qenë të ekspozuar direkt ose jo ndaj një ekperiencë të rryshfet dhënies më një zyrtar publik gjatë 12 muajve të fundit, pra 2009-2010. 19.3% e ytre kanë pranuar se kanë paguar të paktën një ryshfet. Vlera mestare e pagesës së një ryshfeti është 5710 lekë të reja. Në 30% të rasteve ryshfetet i ofrojnë vetë qytetarët. Në më shumë se gjysmën e rasteve ryshfeti është nënkuptuar me zyrtarët publik. Ndërsa 0% e inervistuarve deklarojnë se kërkesa është bërë nga zyrtari apo personni ndërmjetës’’- deklaroi specialistja e INSTAT Anisa Omuri.

Nga raporti ka rezultuar gjithashtu se korrupsioni është më i shpeshtë në zonat rurale, ndërkohë që janë femrat ato që japin më shumë ryshfet.
(e.m/NEW24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: INSTAT për korrupsionin: 19.3% e qytetarëve kanë paguar rryfshfet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›