E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, qeveria miraton një sërë masash shokuese

ATHINE-Qeveria “Papandreu” miratoi dhe shpalli masat shokuese financiare, me anë të të cilave synon të përmbushë objektivat fiskale dhe detyrimet e vëna nga partnerët e saj, për kapërcimin e krizës.
Masat e miratuara në mbledhjen e qeverisë, pas dy raundeve të negociatave të vështira më Trojkën, prekin punonjësit e sektorit publik, pensionistët, sistemin e tatimeve etj.
Kabineti qeveritar grek vendosi që 30 000 nëpunës civilë, të përfshihen në sistemin e punës rezervë ose në dispozicion.
Shkurtohen në masën 20% pensionet që janë mbi 1 200 Euro dhe në një masë më të madhe pensionet e personave që dalin në pension nën 55 vjec.
Vendoset uniformizimi i pagave për gjithë zyrtarët e administratës publike.
Qeveria vendosi që rritja e tatimit mbi naftën për ngrohje të bëhet vitin e ardhshëm, ndërkohë që limiti i të ardhurave të pataksuara shkoi në 5000 Euro, por pritet të shqyrtohet një propozim për ta cuar atë deri në 6000 Euro.
Qeveria vendosi që tarifat për pasuritë e patundshme të vilen deri në vitin 2014.
Qeveria greke vendosi përshpejtimin e procesit të privatizimit të objekteve shtetërore dhe atë të liberalizimit të profesioneve të mbyllura

Menjëherë pas mbledhjes zëdhënësi i qeverisë Elias Mosialos lëshoi një deklaratë, ku thuhej :

Masat e mara nga kabineti do të çojnë në arritjen e objektivave fiskale për vitin 2011 dhe 2012. Këto masa, dërgojnë te partnerët tanë dhe tregjet, mesazhin se Greqia dhe është e gatshëm dhe e aftë për të përmbushur detyrimet e saj, duke mbetur gjithmonë në thelbin e euros dhe Bashkimit Evropian”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›