Dalipi i PS: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Bashkisë
TIRANE- Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste janë mbledhur sot para bashkisë së Tiranës për të kërkuar mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak të Tiranës.
Kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi deklaroi sot paradote se kërkoi mbledhjen urgjente të këshillit bashkiak në bazë të ligjit dhe rregullores së funksionimit të këtij këshilli si reagim ndaj dhunimit të dy ish- punonjëseve të zyrës së Tatim Taksave të kësaj bashkie
“Kërkesa jonë për mbledhjen është urgjente për shkak të dhunës fizike të ushtruar në zyrat e shtetit ndaj dy grave,nënpunëse të Bashkisë së Tiranës, për të mbajtur një qëndrim të gjithë këshilltarët, të majtë apo të djathtë, për të dënuar këtë akt shumë të rëndë, që shkel me të dyja këmbët zërin e qytetarëve, që në fakt është një tallje e hapur me zërin e qytetarëve.“- deklaroi kreu i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.
Dy inspektore tatimore në Drejtorinë e Tatim Taksave në bashkinë Tiranë akuzojnë drejtorin e policisë bashkiake zoti Florenc Hoxha se ka ushtruar dhunë fizike.
“Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo nga bashkia, e cila ka marrë në mbrojtje një bandit me uniformën shtetit që ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me normat morale qytetare.“- deklaroi Dalipi duke denoncuar gjithashtu dhe dhunimin që u bë dje në ambientet e Top- Chanel, “si një akt i rëndë ndaj mediave.”
Ai shtoi se "kjo mbledhje po shmanget qëllimisht për të mos trajtuar apo për të mos mbajtur qëndrim për çështje kaq shumë të rëndësishme."
"Ne kërkojmë që gjithë investimi i bërë nga ndërkombëtarët për të shmangur dhunën ndaj grave e mediave të mos nëpërkëmbet me dhunën e pushtetit. Miliona euro nga BE dhe SHBA janë hedhur poshtë. Ne u kërkojmë ambasadorëve të reagojnë dhe në ansjë mënyrë mos përdoren për sfond nga kryetari bashkisë në një kohë kur po dhunohen zyrtarë në zyrat e bashkisë, në një kohë kur po kërcënohen punonjësit e bashkisë dhe po hidhen në rrugë si të mos jenë qytetarë apo shërbëtorë publikë të qytetarëve". tha më tej Dalipi.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Dalipi i PS: Të mblidhet urgjentisht këshilli i bashkisë