Shqiperia, magjia e turizmit Nga Sali Berisha
Ata, te cilet parashikuan dhe percaktuan Shqiperine si destinacionin e pare turistik te planetit, si magjine vjetore te turizmit apo "Miss turizmi 2011", u deshmuan "profetike". Kam kenaqesi te informoj qytetaret shqiptare se nga 1 janari deri me 8 gusht 2011 kane hyre 411 972 shtetas te huaj me shume, sesa ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ko perben nje rritje te madhe dhe ne shume aspekte deshmon se Shqiperia po behet gjithnje e me shume, magjia e turizmit. Nuk ndodh qe ndonje vend te shenoje nje rritje vjetore turizmi kaq te madhe, sic po ndodh ne Shqiperi. Vetem ne nje dite, ne daten 5 gusht, ne Shqiperi hyne 57 mije turiste dhe vizitore. Pra, vetem ne nje dite, ne Shqiperi hyne me pak se 1/6 e te gjithe turisteve dhe vizitoreve qe hyne gjate vitit 2004, gjithsej 300 mije.
Mund te shkoni ku te doni, por une ju garantoj se si brigjet shqiptare dhe malet e ketij vendi, nuk gjeni askund. Mund te gjeni hotele me shume yje, por si keto nuk gjeni askund. Miq te mi shkuan ne Montekarlo dhe i pyeta se perse ne Montekarlo, keni shkuar per bankat apo per pushime. Per te bere transaksione bankare apo kumar mund te shkoni, por brigjet e Jonit jane absolutisht, segmenti i brigjeve te detit me unik ne tere Evropen. Une e di se ka ujera me te nxehta se Joni, i cili nuk eshte asfare i ftohte, por nuk gjen kund det dhe Llogara, det dhe mali i Cikes, det dhe vargmali i Laberise, cka te flet cdo minute qe ky eshte vetem fillimi. Sapo ky kompleks te unifikohet, ne nuk do te jemi ne gjendje te imagjinojme se cfare reputacioni dhe fame do te fitojme ne bote. Dikush shkoi ne Marbella dhe cdo dite kishte qendruar ne pishine dhe dy here kishte hyre ne det, sepse uji ishte akull. Une e kuptoj se snobizmi eshte snobizem, por ata qe duan te bejne pushime te verteta, te mirefillta, pendohen qe nuk shijojne disa dite ne brigjet e malet e ketij vendi. Kjo po kuptohet cdo vit, ndaj eshte edhe kjo rritje. Ketu nuk vijne per te prishur parate kot, pasi ata qe vendosin te pushojne dhe te shpenzojne nje pjese te kursimeve, mendojne thelle. Kjo eshte e vetmja gje qe nuk vjen aksidentalisht, por eshte meditim.
Rritja ne gjashte muaj me 411 972 turiste eshte nje rritje shume e madhe, premtuese, e cila justifikon plotesisht profecine e atyre qe shpallen Shqiperine "e bukura e dheut" per vitin 2011. Natyrisht, kur them kete, ne menyre absolute nuk injoroj asnje nga mangesite e pafalshme qe ekzistojne dhe vecanerisht me kryesorja, plehrat. Ose do te dalim nga kjo psikologji e papranueshme e hedhjes se plehrave kudo ne mjedis, pervecse ne shtepi dhe lokal, ose ne do te demtojme rende nje nga burimet me kryesore te te ardhurave dhe imazhit te vendit. Po na behen jashtezakonisht problematike. Qeveria ka bere perpjekje te jashtezakonshme per turizmin. Vetem ne rrethin e Vlores jane investuar mbi 600 milion euro, ne infrastrukturen e te gjitha llojeve, me impakt direkt ne turizem, ne ujesjelles, energji, rruge dhe jane investime te medha. Eshte perfunduar impianti i perpunimit te ujerave te zeza. Ne qofte se linja Tirane-Podgorice, financim i KFW, qe eshte edhe linje nderkombetare, kushtoi 47 milion euro, unaza e jugut, unaza e bregut qe do te furnizoje bregun me energji njelloj si qendrat urbane me te fuqishme te vendit kushton 49 milion euro dhe ky eshte vetem nje investim. TEC-i i Vlores, investim 110 milion dollare dhe i tere ne funksion te turizmit. Jane rruge, autostrada dhe po permend vetem disa investime. Ne jemi te vendosur te kompletojme ne nje kohe te shkurter, nje nga infrastrukturat me te mira ne Evrope per kete zone, sikunder edhe per cdo zone tjeter turistike. Por kerkohet nje qendrim i ri ndaj hedhurinave nga cdo shqiptar, i cili i ka kontribuar kaq shume turizmit, me shpirtin e tij te bardhe e mikprites. Ne mund te ndertojme impiantet me te fuqishme te djegies se tyre, po ndertojme landfill-e kudo, por kjo nuk mjafton, nese qytetari nuk vendos qe asgje nga xhepi e qesja e tij nuk do te hidhet ne rruge, jashte destinacionit te tyre. Natyrisht, kjo eshte nje kulture per t'u krijuar, konsoliduar. Arsyet e ketij qendrimi jane te kuptueshme, por mundesia e ndryshimit eshte shume e madhe.
Rritja e hyrjeve ne te gjitha pikat e kalimit kufitar eshte e jashtezakonshme, eshte e papermbajtur. Aeroporti i Rinasit del aeroporti i trete me rritjen me te madhe ne Evrope kete vit, 23 perqind, kundrejt 4-6 perqind qe eshte mesatarja vjetore e rritjeve. Ky trend eshte shume premtues dhe e shnderron turizmin ne nje nder deget me kryesore te ekonomise se vendit. Te mos harrojme se ne jemi pothuajse ne fillime. Kemi per te zhvilluar e rindertuar edhe 90 perqind te bregut. Zoti minister, i gjithe legjislacioni do te pershtatet me filozofine e re te zhvillimit te turizmit. Bregu do te ndertohet ne zona rezidenciale dhe resorte turistike. Ne kete menyre realizojme dy qellime madhore. Se pari, kombi drejt detit. Ky eshte shansi historik i yni. Ne duhet te bejme qe kombi te ktheje syte nga deti. Me ndonje perjashtim te vogel ketu, nuk mund ta besojne se i tere bregu shqiptar nuk ka pasur as tre fshatrat peshkataresh. Edhe ata qe jetonin ne breg si kurore te mikpritjes kishin qengjin. Historia, invazionet na kishin bere qe te gjenim strehe ne male, se aty mbroheshim me mire. Kjo eshte e verteta. Por deti eshte ushqim, pasuri, eshte mundesi shume e madhe. Duke mos i braktisur ato, pasi aty kemi edhe projektet me madhore si projekti i arroreve dhe zhvillimi i zonave turistike, natyrisht, kombi syte duhet t'i kete nga deti. Ky eshte nje shans historik. Pra, kombinim i zonave rezidenciale me resortet turistike. Sikunder ndertesat mbi tre kate do te jene te autorizuara vetem nga Keshilli Qendror i Rregullimit te Territorit. Nuk do te mund te ndertohet ndertese mbi tre kate ne te gjithe vijen bregdetare, pa autorizimin e Keshillit Qendror te Rregullimit te Territorit. Nuk ka nevoje ta betonojme, por te ruajme ndertimet me miqesore ndaj mjedisit.
***
Edhe nje here dua t'i uroj pushime te mbara te gjitha atyre qe kalojne pushimet ne Shqiperi, numri i te cileve ka tejkaluar 2 milion e 148 mije turiste te huaj ne gjashte muaj. Uroj edhe shqiptaret, te cilet kane dale kete vit me shume se kurre jashte vendit te tyre, kane levizur te lire pa viza. Ne gjashte muaj, mbi 2 milione shqiptare kane dale nga vendi i tyre, per qellime nga me te ndryshmet. Jane 347 mije qytetare me shume, sesa para heqjes se vizave dhe keta 347 mije nuk jane borgjezia e re, por jane populli i thjeshte, jane zemrat e percelluara nga dhimbja e malli per te takuar njerezit e tyre. Keto ritme deshmojne se shqiptaret kane perfituar shume nga heqja e vizave. Ne u beme i vetmi vend ne Evrope, ne te cilin opozita qe levizte vete me pasaporta diplomatike, qe nuk e dinte se cfare eshte viza dhe pengimi per te, u ngrit kunder heqjes se tyre, zhvilloi te gjitha llojet e fushatave per te bllokuar heqjen e vizave per shqiptaret. Eshte e thjeshte te shprehesh pendese se ndryshove nenin per te zgjedhur kete apo ate si krere institucioni, packa se i ke sjelle ne standardet me optimale evropiane dhe te mos shprehesh pendese se u perpoqe te pengosh cdo qytetar, nene, baba, moter, vella, bashkeshorte e bashkeshort te ketij vendi per te takuar njerezit e tyre me te dashur, se bere gjithcka per te mbajtur murin e Shengenit ndaj rinise shqiptare. Pendesa duhet te filloje nga kjo. Ndjesa duhet te filloje nga kjo. Falja duhet te filloje nga kjo dhe jo nga karrigia e ketij apo atij. Atehere behesh i besueshem, sepse tregon se ke dhembshuri e respekt per tjetrin, tregon se nje gabim te rende qe bere di ta korrigjosh, por jo te kerkosh pakete karrigesh e te mendosh se Kushtetuta eshte statut partie. Problemi eshte se ketyre 347 mije shqiptareve me shume qe kane dale keto gjashte muaj, do ishte ne dinjitetin e atyre qe bene gjithcka per t'i penguar t'u dergonin nje leter ndjese apo te benin nje ndjese publike. Qytetaret nuk kane asnje preokupim se zgjidhet presidenti me 5/6 apo 7/5. Qytetaret kane preokupim qe rregulli te ece sipas Kushtetutes, preokupimi i tyre kryesor eshte rroga, pensioni, rruga, preokupimi me madhor eshte viza. Garantoj qytetaret se ne do te vazhdojme t'i mbajme ata ne epiqender, ne piedestal te te gjithe perpjekjeve tona."