ADELAJDA, SI SHKURTE PAL VATA
Nuk besoj se gjen sot ndonjë shqiptar që përmes ekranit të mos jetë takuar edhe "rastësisht" me personazhet televizivë të "Big Brother 2".
Por, edhe në mos kjo ka ndodhur rastësisht, në informacionet e mëngjesit, në faqet e para të gazetave, çdo ditë bie në sy një vajzë me të vërtetë e hijshme. Kureshtja për shumë arsye s‘më ka lënë të qetë. Doja ta shihja këtë personazh tashmë mediatik, që kishte vendosur se me futjen në "brendësi" të kësaj ngjarjeje televizive do të thyente "mentalitetin e prapambetur të qytetit të saj të lindjes". Motivim shumë i bukur për të arritur deri në fundin e garës të shpërblimit tronditës për ekonominë e një shqiptari të çfarëdoshëm.
Unë i bashkohem mendimit se edhe një person i vetëm, por i formuar intelektualisht, ndikon në jetën e komunitetit, bashkëjetues me të cilin është, edhe pse sjelljet e tij ose të saj shpesh bëhen objekt i epiteteve të shumta. Por në këtë rast mendja nuk tollovitet në personazhe të afërt apo të largët, por lidhet vetëm me problemin në fjalë, që ka marrë përmasë të nxehtë edhe mediatike.
Çuditërisht, historia shqiptare në dekada të ndryshme i risjell në skenë heronjtë e saj. Dikur, në epokën e ndritur të aksioneve socialiste, në emër të të njëjtit ndryshim si ai që kërkon të bëjë Adelajda e Kavajës, në emër të "revolucionarizimit" të jetës socialiste, një vajzë edhe më e re u largua nga shtëpia në fshatin e saj malor dhe shkoi vullnetare në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë-Fier. Kështu ajo i shkallmoi zakonet e egra që kishin pllakosur në atë krahinë të prapambetur. Por fati i saj ishte tragjik. Ajo vdiq aksidentalisht, në rrethana të çuditshme, jo shumë kilometra larg fshatit ku Adelajda ushtron profesionin e mësueses, për ndërtimin e veprës publike, hekurudhës. Pra ishte akti revolucionar i Shkurte Pal Vatës, brenda kufijve të një epoke ideologjike dhe të frikshme, të cilën partia dhe politika kohës e përdorën mjeshtërisht!!!
Ǒpo ndodh realisht me fenomenin e vajzës nga Kavaja? Mos vallë media po e përdor atë me zgjuarsi? A ka me të vërtetë karakteristikat e një "revolucionareje" kjo vajzë, që i ka bërë një shërbim kaq "bujar" qytetit të saj? Atëherë, na takon të ndalojmë pak.
Edhe pse jetojmë në një epokë ku askush nuk ka të drejtë të paragjykojë mendimet e tjetrit, aq më tepër të Adelajdës, marrëdhëniet e saj me djaloshin e vogël lozonjar, Bjordin, duhet të gjejmë pak vend edhe për disa të vërteta të "vogla" që duhet të dimë mbi qytetin që po përflitet çdo ditë. Ai qytet hesht. Dhe heshtja e banorëve të tij është mesazh tolerance dhe vlere njerëzore...
***
Kam shkuar nuse nga një qytet juglindor në Kavajë në vitet ‘90. Jam ortodokse dhe hyra në një familje të një besimi mysliman. Në shtëpinë e madhe të bashkëshortit tim atëherë jetonte dhe "moma", gjyshja që po shkonte rreth të njëqindtave. Ishte koha kur në Shqipëri më shumë se kurdo njerëzit zunë pozicione të egra fetare, si revoltë e të shkuarës së nëpërkëmbur të lirive dhe dinjitetit. Ndjeja ankth për "mirëseardhjen" në atë qytet. Por e vërteta më zbuloi një realitet krejtësisht tjetër.
Koha e vajtjes time në Kavajë koincidon me qëndresën e vendosur, me ritualin e revoltave kundër regjimit të egër të Hoxhës, me erën e ndryshimeve demokratike që kishte mbërritur shumë më shpejt se në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Por edhe gratë e Ndërmarrjes së Qilimave të këtij qyteti ishin gajasur, e kishin kundërshtuar haptazi lolon e fundit të regjimit komunist, Ramiz Alinë, në vizitën që ai zhvilloi në perëndimin e viteve ‘80. Ishin po të njëjtat gra të këtij qyteti që i mbështetën dhe u përfshinë në demonstratat e para kundër regjimit krahas burrave, prindërve, apo të dashurve të tyre. Edhe kjo është vlerë njerëzore. Është qytetari, edhe pse bie ndesh me atë pjesë të paragjykimit të Adelajdës "& Co".
Sigurisht që në këtë qytet gëlojnë edhe mentalitete të tjera, si ato që u referohet Adelajda.
Por në këtë qytet, me një harmoni të admirueshme fetare (më duhet ta theksoj këtë), ndryshe nga të gjitha trevat e tjera të Shqipërisë, kam takuar njerëz që gjithë jetën time kanë qenë pika referimi dhe kam kuptuar se si duhet të ndërtohet një familje. Kam takuar dashurinë më të fortë të jetës, kam qarë dhe qeshur në familjen me tradita të forta qytetare të bashkëshortit tim, kam mësuar jo vetëm nga gratë e fisit se çfarë është respekti, ç‘vlerë ka ndershmëria dhe virtyti e jo vetëm për familjen me të cilën jeton. Kjo pasuri nuk mund të nëpërkëmbet e të quhet me emra përçmues.
Ende nuk po e kuptoj frikën dhe mllefin e Adelajdës. Çfarë ajo po kërkon të nxjerrë jashtë mendimeve të saj, edhe pse në lojë është një shumë "marramendëse" parash. "Zysha", siç e thërrasin brenda shtëpisë, nuk është e qartë. Nuk artikulon saktë... bile ajo nuk e din as vetë destinacionin e puthjeve të gjata skenike e racionale me Bjordin.
***
Është e vërtetë që çdo komunitet, krahinë apo qytet ka stilin e tij të të jetuarit dhe të të vështruarit të fenomeneve. Edhe jeta që bënte kjo vajzë në shtëpinë e saj në periferi nuk mund të simbolizojë jetën e të gjitha vajzave të Kavajës. Në këtë qytet dashurohet dhe tradhtohet njëlloj si në çdo cep të Shqipërisë. Edhe në Kavajë ka klube, lotosport, bare, restorante, pub, palestra e kënde sportive. Në Kavajë nuk ka kinema, as pallat kulture, dhe ky nuk është faji apo mentaliteti i vonuar i qytetarëve të saj. Edhe në shumë qytete të Shqipërisë nuk ka kinema apo objekte kulturore, sepse kanë ndryshuar destinacion dhe ky nuk është krim moral. Por dikur... kur në qendër të qytetit funksiononte e vetmja kinema e vjetër, ju garantoj se frekuentohej edhe nga gjinia femërore.
Por politikat sociale dhe investimet kulturore për dhe mbi këtë qytet, duhet të jenë më konkrete dhe dinamike. Vëmendja herë pas here e pushtetit duhet të kalojë edhe për nga interesat dhe nevojat e Kavajës, duke mos u trembur se do t‘i akuzojnë se po bëjnë investime në "ambasadën" e tyre politike. Sepse nga ky qytet "fanatik" ka vajza në moshën e Adelajdës, që laurohen në universitetet më të mira të Italisë, Francës apo Amerikës me rezultate të shkëlqyera. Te kjo kategori sociale besoj, sepse kanë ditur të zgjedhin me kujdes rrugën e dijes. Besoj në vlerat njerëzore dhe në emancipimin e tyre edhe pse nuk u janë avitur kanaleve për spektakle televizive. Jam e bindur se edhe ato dinë të dashurojnë bukur dhe ta shijojnë jetën, pavarësisht origjinës së "nëmur" të tyre.
Mentaliteti i vjetruar nuk është testament trashëgimie. Në ujërat e tij të ndotura notojnë shtresa të caktuara shoqërore, që nuk kanë të bëjnë me emra qytetesh apo krahinash. Sepse tendencat maskiliste të shoqërisë shqiptare gjenden të ulura këmbëkryq në kryeqendrën tonë "të emancipuar". Simboli i injorancës nuk e ka emrin Kavajë.
Ndjeva dhimbje për Adelajdën kur mora vesh se nuk kishte shkuar asnjëherë në plazhin që shihet me sy nga dritarja në shtëpinë e saj. Dhe ky nuk është faji i gjithë qytetit, sepse... në "sëndukun" e vlerave që trashëgoj nga familja e bashkëshortit tim, mbrapa një fotografie të vjetër shkruar me laps: "Gusht 1946. Dalë në Plazhin e Golemit".
Shtrirë në rërën nxehtë në celuloid është fiksuar trupi i hijshëm dhe elegant i nënës dhe babait të bashkëshortit tim, mbështetur në krahët e njëri-tjetrit...
Si për ironi të fatit të vajzës së spektaklit, kjo fotografi flet shumë.
Por në Kavajë kanë jetuar shumë prej familjeve të "deklasuara" nga regjimi obskurantist i Enver Hoxhës. Asnjëri prej tyre nuk është ndjerë i huaj apo i anatemuar nga komuniteti. Përkundrazi, ata janë integruar, janë respektuar dhe kanë bashkëjetuar pa brengën e mallkimit. Kjo është tolerancë, është humanizëm që vetëm ky qytet di ta falë. Dhe është i rrallë në kulturën e tij...
Këto janë disa vlera ndryshe nga ato që i janë servirur me zhurmë publikut nga një mendim i artikuluar gabim i një vajze me "kurajë".
Revolucionet e mëdha bëhen nga "heronj", veprat e të cilëve adhurohen, sjellin ndryshimin. Kavaja është në radhën e parë... sepse toleron... fal... mbi gjithçka dhuron dashuri.