Maqedoni, polemika për kishën ortodokse
Shqiptarët e Maqedonisë, të mbështetur nga lëvizja "Zgjohu" dhe Shoqata e Historianëve Shqiptarë vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e qeverisë maqedonase për ndërtimin e një kishe në vendin ku ngrihet shtëpia e Nënë Terezës. Aktivistët e lëvizjes "Zgjohu" deklaruan se kisha e Shën Konstantinit dhe e Elenës nuk e ka vendndodhjen aty ku ngrihet shtëpia e nobelistes, por në një vend tjetër, pranë hotelit "Holiday INN", në Shkup. "Për dy vite me radhë kemi shprehur shqetësimin tonë ndaj vendimit të ngutur të qeverisë maqedonase për ndërtimin e një kishe ortodokse në sheshin qendror të Shkupit, mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, por apelet tona kanë rënë në vesh të shurdhër", thuhet në një deklarim mediatik të lëvizjes "Zgjohu".