Dëshira e Adelës: Kur të dal, dua të bëj një këngë
Banorët diskutojnë për historinë e Shqipërisë ndër vite. Ata bisedojnë për pushtimet, për luftërat, për ndarjen e kufijve dhe shpalljen e pavarësisë. Ata qëndrojnë më shumë te kjo temë. Disa mendojnë se shpallja e pavarësisë ishte e shpejtë dhe e pamenduar mirë, sepse u lanë jashtë saj shumë territore që ishin ende nën pushtimin e fqinjëve tanë. Disa të tjerë mendojnë se shpallja e pavarësisë erdhi si një nevojë për të shpëtuar aq territore sa ishin të mundura, sepse në të kundërt mund të mos ekzistonim më si shtet. Në diskutime hidhen mendime të shumta për të ardhmen e Shqipërisë në të dyja rastet, në rastin e pavarësisë dhe në rastin e të qenit nën pushtim. Ata flasin edhe për shqiptarët apo personalitetet botërore që mund të jenë me origjinë shqiptare dhe që kanë sjellë ndryshime apo zhvillime nëpër botë. Diskutimet e banorëve vazhdojnë edhe për tema të tjera si ajo e turizmit, e investimeve nëpër zonat turistike, anëtarësimi në NATO dhe BE etj. Diskutimet bëhen fillimisht me tone të qeta e më pas me tone të larta, ku Eltoni dhe Ari debatojnë se cili duhet ta marrë fjalën e cili jo. Banorët japin mendimin e tyre lidhur me të gjitha aspektet e diskutimeve.
Adela: "Do ta publikoj një këngë"
Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi. Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që të merren me muzikë. Eltoni mendon se Mozës mund t‘i përshtatet edhe moda apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni dhe Aroni i japin asaj informacione lidhur me realizimin e klipit të një kënge, sponsorizimit, publicitetit dhe investimit në para.
"Duhet të jesh vetvetja"
Juna, Arjoni dhe Eltoni bisedojnë për qëndrimin në shtëpinë e "Big Brother", duke e marrë në aspektin e të gjithë banorëve që kanë dalë dhe atyre që janë ende në shtëpi të vlerësuar si vetvetja apo si të shtirur. Ata mendojnë që më mirë është të jesh vetvetja e të shfaqësh tipin tënd, sepse publiku atë kërkon, ndërsa personat që shtiren publiku i nxjerr jashtë. Ata marrin si shembull Bikën edhe Tanin, të cilët ndryshuan sjellje gjatë nominimit, sjellje jopozitive, dhe kjo gjë nuk u pranua nga publiku, i cili reagoi duke i larguar nga shtëpia. Sipas tyre, të kesh një sjellje të njëjtë për një kohë të gjatë dhe më pas ta ndryshosh, do të thotë se nuk ke qenë vetvetja gjatë gjithë kohës, por ke pasur vetëkontroll. Ata thonë se në momentin që do dalin jashtë, do të kuptohen tipat e vërtetë të tyre.
Ari: "Moza nuk është e vogël"
Ari shprehet tek Adelajda që nuk i pëlqejnë situatat që krijohen me Mimozën. Ajo i thotë që ai duhet ta kuptojë për faktin që është e vogël. Ai nuk mendon si ajo dhe shton: "E kam fajin unë që e kam konsideruar të vogël, vetëm e tillë nuk është". Ata diskutojnë në lidhje me historinë e saj me Polin dhe Ari thotë që një person duhet të pozicionohet dhe të jetë i sinqertë. Adelajda mbron Mimozën, duke thënë që ata nuk i dinë gjërat e saj, dhe për këtë fakt nuk duhet ta gjykojnë. Bjordi ndërhyn në bisedë duke thënë që fajin e kanë banorët që e kanë konsideruar të vogël, duke e llastuar. Ari thotë që kur të dalin jashtë do ndryshojnë pozitat, duke e parë ndryshe situatën.
Sori: "S`mban dot debat hapur me mua"
Duke qëndruar në kopsht, Adelajda, Bjordi, Adi dhe Ari diskutojnë për mënyrën e investimit të 70 mijë eurove. Qetsori thotë se ai do t`ia dhurojë NASA-s për udhëtime hapësinore. Nga kjo përgjigje e tij merr shkas një debat me Adelajdën, e cila thotë që nëse është kështu, më mirë t`ia lërë fitoren atyre personave që kanë më shumë nevojë për 70 mijë eurot (i referohet vetes). Ajo vazhdon debatin duke i thënë Qetsorit se nuk u beson shumë fjalëve të tij, pasi ai për ato 70 mijë euro i është futur lojës me kokë. Në shkëmbim batutash nis debati mes të dyve për çështjen e performancës në "Big Brother". Ai i thotë: "Po ti me lekët e tua do zhvillosh femrat që nuk puthen". Sipas saj, nuk ka nevojë për lekët për ta bërë këtë gjë, pasi po përdor figurën e saj për të dhënë shembull. Ai i thotë që ai e vlerëson këtë gjë, por nuk kupton pse ajo nuk vlerëson mendimin e tij. Debati vazhdon midis tyre dhe në një moment Qetsori i thotë: "Nuk ke kapacitet për të mbajtur një bisedë hapur me mua se je e vogël". Debati kalon në diskutimin e faktorit moshë në inteligjencën e një personi.
Ari: "Debati me Junën s‘do mbyllet"
Duke qëndruar në dhomë, Ari merr shkas nga fakti që Juna i kthen kurrizin ndërsa ai flet me Adin dhe kapet me të. Ai i kërkon që të lëvizë ndërkohë që bashkëbisedon, por ajo nuk pranon. Adi i thotë që debatin mes tyre e kanë mbyllur, por Ari ia kthen: "Debati ynë nuk do mbyllet kurrë". Juna thotë që nuk i intereson ky debat. Adi e pyet se ku qëndronte debati mes tyre. Ari thotë: "Debati qëndron në faktin që Juna është komplet false, hipokrite dhe e paedukatë për mua"! Juna preferon që fjalët e tij t`i marrë me të qeshur. Eltoni shprehet që nuk i pëlqejnë debatet mes tyre, dhe nuk e kupton këtë gjë. Ari mendon që ajo nuk është vajzë e hapur siç do të shfaqet, por ka shumë komplekse.
Shakaja e byzylykut
Ari nuk gjen një byzylyk dhe shkon te Qetsori, i cili ishte në kuzhinë duke gatuar, i bindur që e kishte marrë ai, dhe ia kërkon. Qetsori i thotë që nuk ia ka marrë ai, dhe i thotë që mos ia ka marrë Arjoni. Ari mendon që njëri nga ata të dy ia ka marrë. Qetsori i thotë që përderisa ai dyshon te dy persona, nuk mund t`i ketë gjërat e qarta dhe shton: "Nuk je preciz dhe më mërzit kjo te ti, pasi të quaj djalë me vizion". Ari mendon që i vetmi person që mund të bëjë shaka të tilla me të, përveç Adit, është Qetsori. Ky i fundit insiston që nuk e ka marrë ai. Ari i thotë: "Atëherë ma ka marrë Arjoni, por nëse kjo është shaka e jotja, është pa kripë". Qetsori i kërkon Arjonit që t`ia kthejë dhe mos ta vazhdojë më lojën, duke i thënë: "Jepja se është fiksuar që ja kam marrë unë". Arjoni shkon dhe ia kthen, duke i kërkuar falje.
"Femrën e shoh në perspektivë"
"Unë femrën e shoh si një produkt në perspektivë", ka thënë Arjani në diskutimin në lidhje me Mimozën dhe paraqitjen e saj të jashtme. Sipas tij, ajo ishte shumë e mirë, por nëse vazhdonte kështu, perspektivën e kishte të dyshimtë. Sipas Arjanit, një femër duhet të arrinte të mbetej tërheqëse edhe në moshën 30 apo 40-vjeçare. Adi e ka këshilluar Mimozën të kujdesej, sepse kishte vënë re tek ajo shenjat e para të celulitit, prandaj, sipas tij, palestra ishte e domosdoshme për të. Por ai ka cilësuar te Mimoza lëkurën e saj të mrekullueshme. Mimoza ka thënë se pikërisht kjo ishte ajo që do të bënte, sapo të dilte nga shtëpia e "Big Brother".
"Gëzuar ditëlindjen Arjon!"
Një tjetër banor ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së "Big Brother" dhe ka qenë pikërisht Arjoni. Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëkë dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar "që të mos dukej". Ata e uruan të gjithë me radhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. Ai i ka falënderuar banorët për mendimin dhe impenjimin. "Unë nuk i kam qejf surprizat, ka thënë Arjoni, por kjo ishte shumë e bukur".
Shakaja për Arjonin
Anjeza, Adelajda dhe Bjordi i kanë bërë Arjonit një shaka. Ata kanë shfrytëzuar momentin që ai ka ikur dhe ndërsa Anjeza dhe Adela ruanin kthimin e tij, Bjordi është futur nën jorgan, në këndin romantik, që Qetsori kishte përgatitur për çiftin, në mënyrë që Arjoni ta kujtonte si Anjezën, për të parë sesi do të reagonte. Por Arjoni i ka qëndruar lojës dhe është futur edhe ai nën jorgan, duke bërë sikur e përqafonte. Vajzat kanë qeshur me të madhe.
"Femrat duhet të rrënohen para Arit"
"Ari ka konceptin që femrat duhet të rrënohen para tij", është shprehur Eltoni, duke gjykuar sjelljen e Arit në lidhje me femrat e shtëpisë. "U gërric me Mozën dhe Moza s‘ia vari", ka thënë Juna. Sipas të dyve, kjo është arsyeja që tani s‘lë gjë pa thënë për Mimozën. Juna ka thënë se edhe në një ishull të vetmuar po të ishte, nuk do t‘i shkonte mendja kurrë për Arin.
"Baza e raportit është sinqeriteti"
Adi dhe Moza qëndrojnë te vendi ku ishte përgatitur surpriza për Arjonin, ndërsa Ari qëndron përballë tyre në karrige. Adi e fton atë që të bashkohet me ta, por Ari nuk pranon, duke thënë disa fjalë për të ngacmuar Mozën. Ai thotë se nëse afrohet pranë saj, nuk do t‘i rezistojë dot pa e prekur, gjë që Moza ia ka ndaluar. Ajo ia përsërit sërish këtë gjë dhe Ari vazhdon me ngacmimin e tij se do të vijë një ditë që ajo do ta kërkojë atë. Moza, pasi mendohet pak, justifikohet se jashtë e pret dikush tjetër dhe se nuk është aspak mashtruese siç pretendon ai, sepse është puna e saj nëse tregon apo jo për këtë gjë. Ari e vë para përgjegjësisë dhe i thotë se raportet që ka krijuar ajo brenda në shtëpi, duhet të kenë bazë sinqeriteti e jo gënjeshtrash, por Moza vazhdon me të sajën, se nuk ka dashur të tregojë diçka personale, duke harruar se ka kamera që ata jashtë mund ta shohin dhe se e tregoi kur ai e pyeti. Arjani insiston se në një moment që ajo kishte mundësinë të thoshte të vërtetën, ajo nuk e tha, duke nënkuptuar këtu fillimin e bashkëjetesës dhe njohjes mes banorëve, kur ata e pyetën Mozën në lidhje me këtë temë.
"Dua ta harroj atë kohë"
Adela, duke ngrënë me Bjordin mëngjesin që ai ka përgatitur, fillon të kujtojë momente nga ditëlindja e tij. Ajo i kujton atij disa momente që kanë kaluar bashkë atë mëngjes, kur ajo e uroi e para dhe e puthi në faqe dhe në sfond ishte muzika e Adriano Çelentanos, e preferuara e tij. Bjordi i thotë me shaka se nuk e mban mend dhe se atë kohë kur ata nuk ishin kaq të afërt, po mundohet që ta harrojë. Adela e puth dhe e përqafon me dashuri.