E Diel, 1 Nëntor 2026

GJND, 35 shtete dorëzojnë deklarimet

Të paktën 21 shtete kanë dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaratat e tyre pro shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa në mbështetje të Serbisë ky numër ka arritur në 13 të tilla. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka bërë të ditur se 35 shtete kanë paraqitur deklaratat e tyre me shkrim, përfshi edhe Kosovën, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mesin e shteteve, që kanë deponuar deklarata me shkrim lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, nuk gjenden Italia dhe Greqia. Në favor të pavarësisë së Kosovës janë deklaruar: SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Japonia, Çekia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Finlanda, Polonia, Luksemburgu, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone. Ndërkaq, në favor të Serbisë janë deklaruar shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën: Rusia, Kina, Qipro, Rumania, Egjipti, Sllovakia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia. Shtetet pjesëmarrëse në këtë proces duhet të deponojnë deri më 17 korrik komentet e tyre lidhur me qëndrimin e secilit shtet ndaj çështjes së pavarësisë së Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›