Medvedev, a është Gorbaçovi i Obamës?
Arti i "Kremlin-ologjisë" u kthye në modë para disa viteve. Në mesin e atyre, të cilët sot jetojnë duke i interpretuar intrigat bizantine në Moskë, është ndezur një debat: A është Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, njeri i vetvetes? Dhe a mund të jetë një reformues i gatshëm që të thyejë zinxhirët e sistemit të tij? Për shumë skeptikë, vetë kjo ide duket si triumf i shpresës mbi përvojën. Medvedev ia ka borxh karrierën e vet paraardhësit të tij, Vladimir Putin, dhe i ka shërbyer në mënyrë besnike atij gjatë rikonsolidimit të fuqisë së shtetit, në fillim të dekadës.
Ndërsa Medvedev ka treguar me fjalë se përkrah sundimin e ligjit. Mirëpo në Uashington, Londër, Paris dhe Berlin, shumica dëshiron të besojë se Medvedev, ndonjë ditë, do të dalë si forcë më vete për ndryshim në Rusi, do të jetë një modernizues i ri, i cili me mprehtësi apo haptazi do të largohet nga padroni i tij dhe do ta kthejë shtetin e tij në rrugën drejt shoqërisë civile.
Mbrëmjen e kaluar dëgjova dikë, që është i afërt me administratën e Obamës. Ai argumentonte se politika më e mençur për Perëndimin është t‘i japë hapësirë Medvedevit që të manovrojë dhe të dalë nga roli i tij si ‘i mbrojturi i Putinit‘. Është interesant fakti sa shumë i njohur duket ky debat, kur lexon librin e jashtëzakonshëm të Xhejms Manit, "Rebelimi i Ronald Reganit". Tensioni thelbësor i librit e vendos Reganin përballë turmës së diturisë konvencionale, kur ai vlerësoi udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov. Ndërsa të tjerët shpërfillën mundësinë që Gorbaçov të paraqiste gjithçka tjetër, veç një fytyre pak më miqësore për "perandorinë e ligë" e të vjetër, Regan pa diçka tjetër. Ai pa tek ai një sekretar të përgjithshëm komunist, i gatshëm për të ndryshuar sistemin që e krijoi atë, e për ta transformuar shoqërinë e tij.
Duke ndjekur pa pushuar marrëveshjen me Gorbaçovin për kontroll të armëve, Regani, luftëtari i ftohtë i vjetër, kundërshtoi bazën e tij konservative, shumicën në vetë Departamentin e tij të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, madje edhe Riçard Niksonin, arkitektin e uljes së tensionit. Edhe pse gjithkush i tha që Gorbaçovi po gënjente për përkushtimin e tij ndaj reformës, në mënyrë që të fuqizonte Bashkimin Sovjetik, Regan besoi që homologu i tij ishte i vërtetë.
Ashtu sikurse ndodhi, skeptikët përfshinë në debat edhe një Robert M. Gejts, atëherë një zyrtar i lartë i CIA-s e tani sekretar i Mbrojtjes. Gejts ishte aq i hapur në paralajmërimet e tij rreth besimit të reformave të Gorbaçovit, saqë u përball ashpër me disa nga zëvendësit e lartë të Reganit. Në një kujtim mbi Gorbaçovin, në fillim të vitit 1986, pak para se të bëhej zv.drejtor i CIA-s, Gejts shkroi se të gjitha shenjat tregonin që "mbi synimet dhe politikat fondamentale, ai deri tani mbetet po aq i pandryshueshëm sa edhe paraardhësit e tij". U vërtetua se përfundimisht Gejts e kishte gabim.
Por, a do të thotë kjo se skeptikët e sotshëm të Medvedevit janë njëlloj? Jo. Debati për Gorbaçovin e ka përsëritur vetveten që atëherë me rezultatet kundërshtuese. Kur gruaja ime, Susam Glaser dhe unë, arritëm në Moskë në fund të vitit 2000 si korrespondentë për "The Washington Post", shumë amerikanë dëshironin të besonin te Putini, ashtu si Reagani te Gorbaçovi. Në fund të fundit, ai ishte njeri i ri, energjik, dhe ishte udhëheqësi i parë i huaj që e ftoi Presidentin e atëhershëm, Xhorxh Bush, për t‘i ofruar përkrahjen pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Megjithatë, ajo që pamë nga afër na qartësoi: Ishte një gjykim i gabuar. Putini nuk ishte reformuesi demokratik që Uashingtoni shpresonte. Ai ishte një figurë shumë më e komplikuar, që kishte si qëllim të rithemelonte një autoritet të fuqishëm qendror dhe të rindërtonte Rusinë, ta bënte atë sërish një fuqi të madhe. Ai nuk e ka rithemeluar Bashkimin Sovjetik, ashtu sikurse thanë disa: jetesa e përditshme ruse është shumë më e lirë sot se në kohën kur Gorbaçov mori pushtetin, por Putini ka punuar shumë mirë për të shtypur çfarëdo fuqie alternative që do ta sfidonte.
Duke ia dhënë presidencën zëvendësit të tij, Medvedevit, dhe duke u bërë vetë Kryeministër, Putini ngjalli shpresa të reja në Perëndim. Shumica morën zemër nga fakti se Medvedev nuk ishte në mesin e veteranëve të KGB-së së njohur si "siloviki". Njerëzit besuan premtimet e tij se do të mundte korrupsionin dhe "nihilizmin legal" në Rusi, dhe se "do të mbronte liritë civile e ekonomike". Ajo që u shpërfill ishte fakti se Putini ka thënë gjëra të ngjashme gjatë viteve. Dhe Medvedevi, kampioni i vetëquajtur i lirisë dhe i sundimit të ligjit, më parë i kishte shërbyer Putinit si kryetar i "Gazprom"-it, gjiganti energjetik i kontrolluar nga shteti, që është përdorur si një instrument i fuqisë kundër manjatëve aspak miqësorë të mediave në Rusi dhe fqinjëve që nuk bashkëpunojnë.
Ndaj, Medvedev nuk është Gorbaçov. Së paku ende jo. Ajo që libri i Manit na kujton është se sa pak dimë se çfarë po ndodh me të vërtetë brenda udhëheqësisë ruse. Udhëheqësit rusë, në fund të fundit, nuk po veprojnë ashtu siç duam ne, por ashtu sikurse i shohin interesat e Rusisë. Gorbaçovi besoi se ishte në interes të Bashkimit Sovjetik që të hapë një sistem të mbyllur dhe t‘i japë fund garës së armëve. Regan e pa këtë dhe bashkëpunoi me të. Andaj, kur vjen puna te vlerësimi i udhëheqësve rusë, presidentët amerikanë duhet të mbështeten në një përzierje të instinkteve, vlerësimit të kthjellët dhe skepticizmit të shëndoshë. Dhe ndonjëherë do të kenë të drejtë, ndonjëherë jo.