E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurenca e pandershme protestojne ne Elbasan drejtuesit e taksive

Pas protestës një ditore të taksive 8+1 në qytetin e Elbasanit vjen protesta e taksive 4+1 ku rreth 60 automjete për një orë kanë parakaluar në dy bulevardet kryesore të këtij qyteti në shenjë proteste ndaj heshtjes së qeverisjes vendore për aktivitetin e informal të taksive të palicensuara.

Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar vendosjen e menjëhershme të tabelave të vendqëndrimit të tyre si dhe ndalimin e aktivitetit të taksive të komunave dhe bashkive të tjera brenda territorit që ata mbulojnë.

“Organizojmë këtë protestë për të kërkuar gjënë më elementare, te drejtën tonë, atë që na ka dhënë ligji, atë që na ka dhënë shteti, atë që na ka dhënë bashkia. Para votimit na premtoi bashkia që pas zgjedhjeve do merremi me këtë punë. Kaluan dy muaj”- thotë kryetari I sindikatës së taksistëve, Yllson Avdillari.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve taksi kanë deklaruar se janë pagues të rregullt të të gjitha taksave që rrjedhin nga dispozitat ligjore në fuqi madje në mungesë të tregut të punës nga konkurenca e pandershme, jo pak prej tyre janë detyruar të marrin kredi apo lekë borxh për të përmbushur detyrimet fiskale.

Protestuesit kanë vënë një afat ligjor pesëditor për përmbushjen e kërkesave të tyre në të kundërt do të ketë përshkallëzim të protestës.

Besim Dybeli     Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›