Moshat e treta, tani me nje qender argetimi
Duke filluar nga dita e djeshme, te moshuarit e qytetit te Beratit do te kene ne dispozicionin e tyre nje qender argetimi, per te kaluar kohen. Nisma e ndermarre nga bashkia e ketij qyteti per te ngritur nje qender argetimi per kete kategori, eshte finalizuar me investimin per ngritjen e nje ambienti clodhes ne lulishten e ketij qyteti. Nje gje e tille eshte mundesuar me nje investim prej 1.5 milione lekesh dhe eshte akorduar nga fondet e bashkise, si dhe realizuar nepermjet Ndermarrjes se Gjelberimit. Vendosja e tavolinave, karrigeve, nen cadrat e medha ka krijuar per pensionistet disa ambiente ku do te luhet shah, domino, tavell, etj. Te gjitha keto pajisje qe perbejne ambientin clodhes dhe me qindra vende te ndara ne disa cadra, do t'i ofrojne pensionisteve te ketij qyteti mundesi argetimi larg zhurmave te lokaleve, ku ata kane qene te detyruar te qendrojne. Ne perurimin e kesaj qendre qe eshte bere gjate paradites se djeshme, kryetari i bashkise Fadil Nasufi u shpreh se kjo nisme e bashkise u ndermor per t'i ardhur ne ndihme kesaj kategorie, me qellimin e vetem krijimin e nje mundesie me te mire per te kaluar kohen.
E.Hazizolli
E.Hazizolli